|

2015 dhe tendencat e dekorit te dasmes

Edhe kete vit dekori do te bazohet ne stilin rustic dhe bohemian, me ngjyra te celta, natyre minimaliste dhe sigurisht art me kompozimin e luleve.

Por ndryshe nga 2014 teresisht vintage, gjate ketij viti vihet re tendenca per te shtuar element te modernes dhe  luksozes. Detaje qe tregojne nje ceremoni te sofistikuar dhe elegante, me linja te qarta, forma gjeometrike dhe ndricim te zbehte.

Disa nga tendencat e 2015:

Pemet, te vendosura ne qender te tavolines e te stiluara me lule dhe drita jane nje element surprize i dekorit qe krijojne nje atmosfere mistike dhe sjellin elementet e natyres edhe ne ambiente te mbyllura.

Llampadaret do te perbejne pjesen elegante te dekorit. Te medha e te shndritshme ato gjejne vend si ne salla te mbyllura ashtu edhe ne nje ceremoni ne natyre.

Harqet mbeten mjaft popullore e te perdorshme sidomos ne momentin e shkembimit te unazave. Se fundmi ato mund te vendosen edhe ne hyrjen e restorantit apo ne tavolinen pas ciftit.

Sic u shfaq ne dasmen e Kim Kardashian me Kanye West, muri i mbuluar me lule po shnderrohet gjithmone e me shume ne nje tendence.  Ky element i dekorit eshte mjaft praktik dhe gjen perdorime te ndryshme ne salle. Ai mund te pershtatet lehtesisht me skemen e ngjyrave, te sherbeje si kendi i fotografise gjate hyrjes se te ftuarve apo te vendoset pas tavolines kryesore te ciftit.

[nggallery id=145]

Similar Posts