4 hapa për një trup më të mirë

Dita e dasmës tashmë është fiksuar dhe ju po planifikoni një muaj mjalti pasionant. Por sa herë kaloni përpara një pasqyre ju kap paniku – “Duhet të humbas 6 kg, menjëherë!”

Ok, edhe nëse kjo mund të jetë e vërtetë, nuk duhet të ndjeni presion. Ju mund të ktheheni sërisht në formë në kohën e duhur, nëqoftëse filloni nga puna sa më parë.

Fjala magjike është “thjeshtësia”. Të jesh konstant në mënyrën e të ushqyerit dhe në stërvitje garanton sukses. Çdo kush mund të humbas 6 kg brenda 2 javëve. Për këtë ne ju propozojmë planin me katër hapa:

  1. Regjistrohuni në progame të cilat sigurojnë suport për kontrollin e peshës, sidomos nëqoftëse synoni të humbisni më shumë se 7 ose 8 kg. Të sigurosh suport dhe të hysh në një rutinë të re fitnesi, është një hap drejt suksesit.  Të ndryshosh zakonet e vjetra të të ushqyerit, pa patur mbeshtetjen e duhur, mund të jetë e veshtirë. Gjithashtu prezenca e personave që kanë rënë me sukses nga pesha, është mjaft frymëzuese dhe e bën këtë proces më  të thjesht dhe zbavitës. Rezultate positive mund të arrihen edhe nga frekuentimi i klasave te jogës.
  2. Bëni një abonim në palestër. Doni të humbisni 2 kg apo 10 kg, kjo nuk ka shumë rëndësi. Për të ardhur në formë dhe për të qënë sërisht të shëndetshëm, ju duhet të stërviteni rregullisht. Për ata që duan rezultate vërtet të shpejta dhe të dallueshme, puna me një trainier personal mund të jetë më efikase, pavarsisht se kjo ka një kosto më të lartë. Ushtrimet më të rëndësishme mbi të cilat duhet punuar janë ato kardio vaskulare, të cilat duhet të kryhen rregullisht në 5 ditë gjatë javës. Nëqoftëse kohët e fundit e keni lënë pas dore  stërvitjen, filloni thjesht me 20 deri në 30 minuta ecje dhe më pas shtoni kohën gradualisht  javë pas javë. Kjo do tju sjell frymëzimin për t’ju rikthyer  palestrës dhe rifilluar stërvitjen. Evitoni fillimet e lodhshme, përndryshe plani juaj për të rënë nga pesha do të sabotohet.
  3. Vendosni objektiva reale dhe të arritshme! Optimalisht ju duhen 6 muaj deri në një vit për të rënë nga pesha dhe për të përmirësuar linjat. Planet afatgjata i japin organizmit mundësinë të përshtatet më mirë me mënyrën e re e të shëndetshme të jetesës, nuk shkaktojnë strese dhe nuk kërkojnë përshpejtime. Gjatë ditëve të planifikimit të dasmës, ankthi për peshën nuk do tju sherbente për asgjë. Ju duhet të fokusoheni në kryerjen e ushtrimeve të rregullta, të cilat jo vetëm  përmirësojnë pamjen tuaj fizike por gjithashtu reduktojnë nivelin e stresit dhe përmirësojne gjëndjen emoncionale.
  4. Evitoni sheqerin dhe brumrat. Sheqeri i fshehur te produktet e konservuara si edhe natriumi që ndodhet  në to, shkaktojnë grumbullim të ujit në organizëm dhe per rrjedhoj fryrje. Evitoni çdo ushqim të gatshëm, dhe fokusohuni në ushqime si peshku, sallata jeshile apo perimet. Jo vetëm do të dukeni bukur, por gjithashu do të ndjeheni mire.

Similar Posts