5 hapa për të qënë në formë ditën e dasmës

Të emoncionuar nga propozimi i shumëpritur, tani me gurin e çmuar në gisht dhe statusin e ri, duhet të filloni organizimi e çdo elementi.. Por ndër  pyetjet e shumta  që ju vinë ndër mend, diçka ju shqetëson vërtet.. “ Cili është fustani që do të më bëjë të duket më e dobët? “

Nëse këto mendime janë konstante, stresi nuk do të lërë pasoja pozitive. Ajo që mund tju ngushëllojë është se çdo nuse ndjehet e shëndosh dhe gjithmonë dëshiron të duket perfekte në ditën e saj të dasmës.

Le të përmbledhim 5 gjërat më të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë të bini nga pesha dhe të ecni me krenari drejt altarit.

  1. Krijoni një plan- jo një plan të madh e kompleks sa gjithë përgatitjet e dasmës. Mjafton një plan i thjeshtë, ku do të përfshiheni vetëm ju. Gjithçka duhet të jetë reale. Vendosini vetes objektiva të arritshme, si përshëmbull “ do të stervitem çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte.” Zgjidhni vendin ku  ndjeheni më rehat gjatë stërvitjes, dhe kërkojini dikujt që t’ju shoqëroj e kontrolloj stërvitjen tuaj. Kjo do t’ju marr vetëm 15 minuta, prandaj justifikimi – nuk keni kohë sepse duhet të mendoni për çentrot poshtë vazove me lule- , nuk funksionon.
  2.  Vendosni objektiva – objektivat nuk janë fantazira, janë pikërisht ato për të cilat ju luftoni. Duhet të keni parasysh 4 kritere kryesore kur vendosni objektivat :
    • Synoni drejt objektivave specifike. Fjali të tilla si “ Unë dua të bie në peshë për dasmën time “ nuk janë edhe aq motivuese.  Tentoni më shumë për diçka si :  “ Duhet të humbas 5 kilogram e gjysëm deri në ditën e dasmës.”
    • Objektivat më motivuese janë objektivat e matshme.
    • Vendosni objektiva të mëdha. Nuk duhet ta shisni veten për pak, sepse kur është fjala për ditën e dasmës, të gjithë janë gati të punojnë shumë për të arritur aty ku duan.
    • Jeni realist. Nëqoftëse mendoni se mund të humbisni 10 kilogram brënda javës, jeni në rrugë të gabuar.
  3. Mbani shënim se çfarë hani gjatë ditës – shumica e atyre që mbajnë një ditar për ushqimet, hanë në mënyrë më të shëndetshme dhe të kontrolluar.
  4. Ushtrohuni 3 orë në javë- nuk ka rëndësi nëse ushtroheni 3 ditë nga 1 orë , apo 6 ditë nga 30 minuta. Mjafton të jeni sistematik.
  5. Ushtrohuni në mënyrë intensive – çfarëdo plani stërvitje të keni, duhet të stërviteni vërtet dhe jo thjesht të përpiqeni. Nëse mund të vraponi dhe njëkohësisht të bisedoni me miqtë, nuk jeni duke u strevitur në mënyrë të mirëfilltë. Nëse bëni më shumë se 15 sekonda pushim midis seancave te ushtrimeve, nuk jeni duke punuar aq sa duhet. Sa më i lartë intensiteti, aq më të shpejta janë rezultatet.

Këto pesë hapa të thjeshta, nuk do t’ju ndihmojnë vetëm të humbni  në peshë për ditën e dasmes, por  për të qënë në formë të mirë për një kohë të gjatë.

 

Similar Posts