5 Keshilla për një martesë të lumtur

E keni pyetur ndonjeherë veten se cili është sekreti i një mardhenie të gjatë dhe të lumtur?

 

Të gjithëve na ka ndodhur të bëjmë një pyetje të tillë, sidomos pasi shohim një çift të bashkuar në një ceremoni dasme, apo dy të moshuar që vazhdojnë të ecin të kapur për dore me njëri tjetrin.

Po! Të gjithë e dëshirojmë një raport të tillë, por çfarë duhet bërë për të ndertuar e mbajtur një mardhënie të shëndetshme? Sigurisht që nuk ka një recetë të gatshme, por disa këshilla të thjeshta mund të jenë një ndihmë e mirë.

1.Hiqni dorë nga egoizmi.

Nuk është e lehtë por është një “truk” që funksionon. Janë pikërisht egoizmi dhe përqëndrimi i vëmendjes vetëm te vetja, dy nga shkaktarët kryesorë të problemev në çift.

 2. Shfaqni vlerësim dhe përkushtim.

Edhe pse partneri mund të jetë i sigurt për ndjenjat që egzistojnë mes jush, ti shprehesh këto ndjenja nuk është kurrë e tepërt. Kjo e ndihmon personin tjetër të ndjehet i sigurt dhe i vlerësuar. Xhestet e vogla, dhuratat surprizë, momentet spontane plot të qeshura, janë një ilaç i mirë për çdo problem që mund të lind.

3. Mësoni të bëni sakrifica.

Bëhet fjalë për sakrifica dhe kompromise. Në një raport dashuror, ashtu si edhe në raportet e tjera të jetës së përditshme, të mos “vesh re” disa detaje të vogla, apo të diskutosh në qetësi një debat të parëndësishëm është një mënyrë që funksionon. Mesoni të lini pas krenarinë dhe të pranoni edhe vendimet e marra nga partneri.

 4. Mardhënia intime.

Kjo është esenciale për një raport. Përkedheljet, puthjet, përqafimet, shtrëngimi i duarve dhe raporti seksual është një MUST për një martesë të shëndetshme. Mundohuni të mos i lini pas dore këto elemente, edhe nëse ju kap rutina e përditshmërisë.

5. Komunikimi.

Në një mardhënie të ndërtuar mirë dhe të vërtet, komunikimi i duhur, është një nga karakteristikat që bien në sy. Sekretet nuk duhet të egzistojnë ndërmjet çifteve.

Mundohuni të ushqeni sa më shumë sinqeritetin dhe ndershmërinë.

Provoni të praktikoni këto këshilla dhe do të shikoni si do të përmirësohet mardhënia juaj.

Similar Posts