5 mënyra për të kursyer gjatë dekorimit

Më pak është më mirë. Shpenzimet për dekorimet e dasmës janë të shumta, por ka një sërë mënyrash të thjeshta që do tju ndihmojnë të qëndroni brënda buxhetit dhe të realizoni një dekor mbreslënës.

• Bëni zgjedhje të zgjuara

Zgjidhni ambiente të cilat i përshtaten stilit dhe motiveve të dasmës. Evitoni ato ambiente ku do t’ju duhet të bëni ndryshime të mëdha. Nëse vizioni juaj, është për një hapsirë natyrale dhe relaxsuese, mund të zhvilloni ceremoninë në një park. Shumicën e elementëve që ju nevojiten do ti gjeni të gatshëm dhe nuk do të duhet të shtoni të tjerë.

• Diçka e marrë “borxh”

Personalizoni dekorin duke përfshirë elementë të trashëguar nga familja juaj. Fotografitë e familjes janë ato që preferohen më shumë. Ngjyrat bardhë e zi e bëjnë këtë edhe më favorizuese. Në këtë mënyrë mund të plotësoni hapsirat bosh të dekorimit, duke mos shpenzuar shumë para.

• Përdorime shumëfishe

Dekorimet me lule janë të kushtueshme. Prandaj nuk keni arsye të bëni disa porosi. Mund të përdorni të njëjtat lule edhe për ceremoninë e pritjes së miqve, edhe për ceremoninë e martesës. Askush nuk do ta vërë re këtë gjë. Ky truk mund të përdoret edhe për elementët e tjerë të dekorit.

• Krijoni impakt

Fatkeqësisht disa elelement të dekorit nuk do të vihen re nga të ftuarit. Kështu që, nëse buxheti nuk ju lejon të stiloni në detaje çdo cep të ambientit, përpiquni të krijoni një impakt mbreslënës në zonat që bien më shumë në sy. Këshillohet që përqëndrimi më i madh të jetë në zonën e hyrjes.

• Kujdesuni për ndriçimin

Ndriçimi i duhur mund të transformojë një dhomë të zakonshme, në një mjedis të jashtëzakonshëm. Nëse të paguani për një ekspert, i cili do të rregullojë çdo detaj të ndriçimit, është e kushtueshme për ju, atëherë mund të përdorni pak fantazi, për të krijuar ndriçimin e duhur. Mbushni gota të vogla prej qelqi, me qirinj aromatik dhe shumëngjyrësh, dhe stilojini ato me lule të freskëta. Vendosini në çdo cep të sallës. Rezultati është një atmosferë elegante dhe romantike, me shpenzime minimale.

 

Similar Posts