5 ushqimet që duhet të evitoni në ditët përpara dasmës

 

 

Një përzgjedhje e shëndetshme e ushqimeve në ditët përpara dasmës, është mjaft e rëndësishme. Ja çfarë duhet të evitoni:

1. Pijet e gazuara

Një sasi prej 330 ml pije e gazuar përmbanë rreth 160 kalori, e cila përkthehet në 41% mundësi për të shtuar në peshë.

Ato gjithashtu ndikojnë në dehidratimin e trupit dhe në dëmtimin e dhembëve, duke hequr shkëlqimin dhe bardhësinë e tyre.

Përqindja e lartë e kafeinës, ndikon në sistemin nervor qendror, duke shkaktuar kështu ndryshime të humorit dhe rritje të ankthit. Pagjumësia është një tjetër aspekt negativ i këtyre produkteve, të cilat duhen evituar.

2. Produktet që përmbajnë niseshte

Qëndroni larg patateve, orizit dhe makaronave, duke i zëvendësuar ato me bukën e posaçme për sanduic.

3. Kafeina

Pija e vetme është Ujë!

Evitoni sa më shumë të mundeni produktet si kafe, çaj, pije energjike apo të tjera që kanë përmbajtje të lartë kafeine. Nëse jeni një konsumues i rregullt i kafes së mëngjesit, të paktën reduktoni sasinë e saj.

 4. Ushqimet pikante

Ato do të rrisin temperaturën duke shkaktuar djersitje të tepërt; irritime të stomakut dhe aromë të keqe të gojës.

 5. Qumështi dhe nënproduktet e tij

Limitoni sasinë e laktozës. Qumështi, kosi, djathrat apo ushqime të tjera të këtij grupi, mund të krijojnë irritime të stomakut.

Përzgjidhni produkte të shëndetshme me sasi të lartë proteinash dhe sa më pak yndyrna. Sheqernat janë gjithashtu në listën Jo!

Këshilla e fundit.. sa më shumë ujë dhe ARGETIM!

 

Similar Posts