6 të vërtetat e skedulit të ditës së dasmës
Dasma e endërruar që në fëmijëri? E gjitha mund të bëhet realitet me ndihmën dhe planifikimin e një producenti filmash, disiplinën e një gjenerali dhe durimin e një shenjtori!
Ose mund të realizohet nga vet ju, duke ndërthurur argëtimin me shumë organizim.
Supozojmë se keni përfunduar çdo përgatitje dhe jeni shumë afër ditës së madhe. Çfarë duhet të keni parasysh atë ditë? Si mund të argetoheni sa më shumë? Ja disa këshilla:
1. Koha është armiku juaj
Keni për të bërë shumë gjëra dhe të gjitha në një ditë të vetme. Nëse hartoni një skedul të mirë dhe i qëndroni besnik atij, mund të arrini dicka.
Filloni skedulimin që nga moment i mbërritjes së të ftuarve në ceremonin. Kjo është një kohë kritike, sepse të gjitha aktivitete do të vijnë pas këtij banketi.
Gjatë kësaj ceremonie kushtojini më shumë vëmendje të ftuarve. Mund të kaloni më shumë kohë me ta dhe të siguroheni që i keni përshëndetur dhe falenderuar të gjithë. Në këtë mënyrë nuk do duhet të shpenzoni shumë kohë gjatë ceremonisë kryesore (drekës /darkës). Këtë kohë mund ta shfrytëzoni më shumë për të kërcyer dhe shijuar gjithë detajet e darkës.
2. Udhëtimi të shpenzon shumë kohë
Në vend të udhëtimit me makina të ndryshme personale, gjë që do të shpenzojë pothuajse një orë për tu mbledhur të gjithë, mund të përdorni një autobus të përbashkët për të transportuar të gjithë të ftuarit.
3. Rradha e takimeve
Të vendosësh dikë në hyrjen kryesore për të pritur të ftuarit, është një shpenzim kohe për banketin/ceremoninë. Mund të kurseni minimalisht 20 minuta të cilat mund ti shpenzoni duke pirë një koktejl dhe duke biseduar me miqtë.
4. Niseni ditën herët
Është më mirë të arrini herët, se sa të jeni duke vendosur make upin, ndërkohë që ka shkuar orari i fillimit të ceremonisë. Fiksoni një orar të hershëm me parukierin. Nëse do takoheni me shoqërueset në shtëpinë tuaj, porositini ato të vijnë të paktën 30 minuta më herët. Në këtë mënyrë do të paraprini edhe vonesat që mund të vijnë nga situata të paparashikuara.
5. Ushqimi i mirë për më shumë energji
Nëse nuk keni ngrënë asgjë, humbisni energji. Kjo do t’ju bëjë të ndjeheni të uritur dhe të lodhur, duke ju penguar të argëtoheni. Nëse nuk keni dëshirë për të ngrënë, konsumoni një pije me vitamina që t’ju sigurojë energjinë e nevojshme. Evitoni pijet alkolike në mëngjes, sepse rrezikoni të vuani nga dhimbja e kokës gjate ceremonisë.
6. Fotografi është udhëheqësi juaj
Fotografi do të jetë me ju që nga fillimi i ditës. Ai do t’ju qëndrojë pranë dhe do t’ju ndihmojë të argëtoheni sa më shumë.
Sa më të relaksuar dhe të gëzuar të jeni, aq më të bukura do të jenë fotot.