| |

7 gabimet kryesore ne raportin ne cift

 

1. Te konsiderosh te mireqene prezencen e partnerit

Eshte normale te mendoni se do te kaloni gjithe jeten bashke, por kur kjo ndodh shpesh ciftet harrojne ti shprehin ndjenjat njeri tjetrit. Te maresh gjithmone te mireqene prezencen e partnerit mund te kaloje ne nivele te pashendetshme, prandaj mendoni ndonjehere se si do te ishte jeta juaj pa ate person. Cfare do te ndryshonte? Kur te keni kuptuar kete do te filloni te shprehni me shume afeksionin, ndjenjat dhe perkushtimin ne raportin tuaj.

2. Mungesa e besimit

Ekstremi i kundert i rastit te mesiperm, te jesh gjithmone ne dyshime nese ndjenjat apo perkushtimi i tij jane te sinqerta nuk eshte nje qendrim i shendetshem.

Shikoni me kujdes sjelljen e partnerit tuaj dhe me siguri do te vini re se ne menyren e tij po shpreh dashuri dhe perkujdesje. Kushtojini vemendje edhe detajeve te vogla.

3. Te lejosh nderhyrjen e personave te tjere

Persona te jashtem, edhe pse shpesh mund te jete dashamires ndaj jush dhe raportit tuaj, nuk jane opsioni i duhur per te zgjidhur konfliktet apo keqkuptimet. Shpesh keshillat e tyre mund te sjellin perkeqesim te situates edhe pse ne menyre te paqellimshme. Ne kete rast partneri do te ndjehet i cenuar ne privatesine e tij dhe do te humbas besimin te ju. Ruajini detajet e jetes tuaj private dhe mos i ndani ato me miqte apo te afermit.

4. Te ankohesh tek te tjeret per partnerin

Pervec cenimit te privatesise te permendur ne piken e mesiperme, te ankohesh tek te tjeret per partnerin sjell dy pasoja mjaft te rrezikshme ne raport:

– Duke u ankuar gjithmone ju harroni te shikoni vlerat e personit qe keni ne krahe dhe krijoni keshtu gradualisht nje imazh negative brenda vetes tuaj.

– Duke u ankuar te miqte, e shprehni aty te gjithe pakenaqesine dhe nuk e ndjeni me te nevojshme ta ndani ate me partnerin. Kjo mungese komunikimi ben qe partneri te mos i njoh defektet e tij dhe te mos mundohet per tu permiresuar.

Mendoni pozitivisht dhe zhvilloni komunikimin e sinqerte ne cift.

5. Dyshime mbi te ardhmen

Te ulesh dhe te mendosh nese raporti juaj do te zgjas edhe javen apo muajin ne vazhdim, nuk eshte thjesht nje kohe e shpenzuar keq. Keto mendime shpesh te shtyjne drejt gjejtjes se nje plani B.

6. Te mos e marresh partnerin seriozisht

Beni nje klasifikim te njerezve me te rendesishem te jetes tuaj. Cfare vendi ze partneri? Nese e keni listuar ne vendet e fundit beni mire te rishikoni listen dhe prioritetet tuaja ne jete.

7. Te heqesh dore ne situata te veshtira

Te gjithe perballemi me sfida dhe veshtiresi ne te perditshmen tone. Dhe ne te tilla raste te kesh dike ne krah eshte nje zbutes i mire i problemit. Qendrojini prane partnerit nese ai po kalon nje situate te veshtire ne pune apo nje problem shendetesor. Te heqesh dore ne situate te tilla eshte thjesht egoiste.

Similar Posts