7 hapa për një lëkurë më të pastër

Ja cilat janë disa nga zakonet e përditshme, që duhet të përsërisni për të pasur një lëkurë më të pastër e më të bardhë.

1. Konsumoni më shumë vitaminë D

Kjo do t’ju ndihmojë që lekura juaj të jetë e fortë dhe e shëndetshme, në një mënyrë lehtësisht të dallueshme. Përdorimi i vitaminës D ndikon në atë që është struktura bazë mbështetëse e lëkurës, Kolagjeni. Shtoni sasinë e frutave dhe perimeve që konsumoni çdo ditë, sidomos ato që kanë përmbajtje të lartë të vitaminës D. Provoni të merrni tableta me vitaminë D, deri në një sasi 250 mg/ditë.

2. Më shumë vitaminë A

Meqënëse lëkura juaj përbëhet nga Retinoli, pra vitamina A,  konsumi i kësaj vitamine do t’ju ndihmojë në të gjitha rastet kur ndjeni se keni një lëkurë të lodhur e të tendosur. Karrota, qumësht, domate, spinaq, mango, papaja janë disa nga ushqimet që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës A.

3. Minimizoni ekspozimin në diell dhe në ambiente me nivel të lartë ndotje.

Aplikoni çdo mëngjes kremin mbrojtës ndaj diellit. Dihet se rrezet UVA/UVB janë të dëmshme për  lëkurën pasi ato ngadalsojnë aftësinë e trupit për të riparuar qelizat e dëmtuara.

4. Konsumoni 8 – 10 gota ujë në ditë

Kjo është një nga ato këshilla që i degjojmë pohtuajse çdo ditë. Dhe është e vërtet! 8 gota ujë na ndihmojnë jo vetëm për të mbajtur trupin në formë por edhe për të pasur një lëkurë të hidratuar.

5. Ushtrohuni çdo ditë 30-60 minuta ne dite

Ky aktivitet sjell efekte të mira fizike dhe psikologjike. Ushtrimet e përditshme do të reduktojnë nivelin e stresit dhe kjo do të ndihmojë në detoksikim të organizmit. E gjitha e reflektuar në lëkurën tuaj.

6. Pastrim i lekurës me sheqer dhe vaj ulliri

Formoni këtë përzjerje në kushtet e shtëpisë, dhe përhapeni lehtësisht në fytyrë, duke eleminuar kështu qelizat e vdekura.

7. Maskat natyrale

Produktet natyrale janë një zgjedhje mjaft e mirë. Jo vetëm ekonomike, këto produkte janë të freskëta dhe të shëndetshme për lëkurën e fytyrës tuaj. Miksoni lëng limoni, 5 lugë të vogla mjalt, lëng kastraveci dhe qumësht. Vendosini të gjitha në një tas dhe shtoni aty miell. Trazojeni derisa të jetë formuar një masë kremoze dhe lëreni në frigorifer për 6 orë. Më pas mund ta aplikoni në fytyrë dhe ta mbani për rreth 15-20 minuta.

Similar Posts