8 Ide per modelin e flokëve
Nëse ka një moment kur flokët tuaj duhet të duken në mënyrë perfekte, ajo është dita e dasmës. Një stilist i mirë flokësh do të përdor profesionalizmin, aftësitë dhe imagjinatën për t’ju dhënë pamjen ideale.
Modeli i përshtatshëm i flokëve thekson dhe nxjerr në pah fytyrën, fustanin e dasmës dhe velën. Ai do të nxjerr në pah karakterin tuaj duke theksuar pjesët e bukura, dhe duke fshehur ato më pak të pëlqyeshme. Ja disa sygjerime të cila mund të përshtaten në flokë të ndryshëm :
- Flokë të kapura bisht, lartë ose mbrapa- tregojnë më shumë tiparet, fytyrën dhe profilin. Ky stil mund të jetë veçanërisht i preferueshëm për mbrëmje dhe evente formale.
- Flokë të lëshuar dhe krehje e çrregullt – ky është një model mjaft kazual, perfekt për tu përdor gjatë ditës, dhe për evente joformale.
- Flokë të gjatë – të lëshuar mbrapa, bishtalec, apo gërshet të ndërthurur me materiale nga fustani.
- Flokë mesatar – po aq i stilueshem sa edhe floku i gjatë. Mund të drejtohet, të stilohet me krehje të çrregullt dhe të lëshuar, ose të stilohet me onde të lehta.
- Flokë të shkurtër – mund të stilohet si në një paraqitje të thjesht të lëmuar dhe me shkelqim, ashtu edhe në forma dhe onde te vogla. Në flokët e shkurtër një pamje të veçantë mund të japin dhe aksesorët, si karfica, fiongo dhe elementë te tjerë decorative.
- Balluket mund të stilohen në disa mënyra, me kënd, anësore, të drejta. Nëse nuk keni mbajtur ndonjëherë balluke atëherë është mirë të mos eksperimentoni me këtë gjë përpara dasmës. E njëjta gjë keshillohet dhe në rast se keni një kohë të gjatë që mbani një prerje me balluke, nuk është moment i duhur për ta eleminuar atë.