|

Zgjedhja e këpucëve

Ju kujtohet historia e Hirushës dhe kepuca magjike që përshtatej vetëm me këmbën e saj? Po kërkoni të njëjtën gjë? Bëni mirë të jeni të kujdesshme dhe të bëni një zgjedhje të zgjuar, sepse në rastin e dasmës, këpucët mund të jenë vërtet magjike. Ato nuk janë thjesht një aksesorë që do t’ju bëjë të dukeni bukur apo elegante. Këpucët do të ndikojnë në rehatinë tuaj, në qëndrim , në të ecur dhe në  faktin nëse do të lodheni në një kohë të shkurtër, apo do keni energji për të kërcyer gjatë gjithë natës.

Për tju ndihmuar të gjeni kepucët “magjike” po ju japim disa sygjerime:

  • Këpucë të rehatshme – Askush nuk ka thënë se këpucet e rehatshme janë jashtë mode apo të mërzitshme, prandaj nëse nuk qëndroni dot në taka të larta, nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Kërkoni për diçka praktike, si përshëmbull një palë pupa, sandale të sheshta apo këpuce balerina. Nëse vërtet jeni fiksuar pas kepucëve elegante, mund të zgjidhni dy palë; taka të larta dhe elegante për pak kohë gjatë ceremonisë, dhe një palë pupa të rehatshme  për të kërcyer shfrenueshëm gjatë pjesës tjetër.
  • Lartësia e këpucës ndikon në gjatësinë e fustanit Gjatë kohës që kërkoni për këpucët e duhura mos harroni që taka e tyre duhet të përshtatet me gjatësin e fustanit, prandaj përpara se të vendosni provojini të dyja sëbashku.
  • Synoni për një pamje të balancuar – Nëse fustani që keni zgjedhur është shumë i ngarkuar përpiquni ta balanconi me një palë këpucë më të thjeshta, ose anasjelltas.
  • Përshtasni këpucët me vendin ku do të zhvillohet ceremoniaCeremonitë e zhvilluara në natyrë kërkojnë këpucë më praktike dhe të rehatshme, prandaj përpara se të bëni zgjedhjen mendoni dhe një herë sa të përshtatshme do ishin ato me vendin e ceremonisë.

 

Similar Posts