9 mënyra për të kursyer para në fotografitë e dasmës
Dasma është një event i paharrueshëm dhe çdo çift dëshiron të kujtojë të gjithë detajet e ceremonisë. Aparati fotografik është mënyra më e mirë për të ngurtësuar castet. Në këtë mënyrë emoncionet e ëmbla do të mbeten gjithmonë.
Shpenzimet për fotografinë nuk duhet të jenë shumë të larta, edhe pse deshira për fotografi perfekte është e madhe. Ja disa këshilla se si mund të realizoni foto të bukura duke qëndruar brënda buxhetit.
- Punësoni një fotograf profesionist, sepse ai ka gjithcka që ju nevojitet: pajisjet, eksperiencën, njohuritë dhe talentin.
- Kur të vendosni të punësoni një fotograf bëni kërkime të detajuara mbi kostot, punimet e tij të mëparshme, dhe mbi të gjitha mbi sjelljen e fotografit. Intersohuni për profesionalizmin e tij, duke kontaktuar klientë të mëparshëm. A ka qënë fotografi korrekt me oraret? A mund të negociohet lehtësisht me këtë person? A ka patur keqkuptime lidhur me pagesat? A është treguar fotografi i sjellshëm gjatë ceremonisë? Të gjitha këto kërkime do të jenë në favorin tuaj, duke ju siguruar se ja ka vlejtur për cdo qindarkë që keni paguar.
- Prenotoni sa më shpejtë të jetë e mundur. Optimalja është të keni bërë zgjedhjen të paktën 6 muaj përpara dasmës.
- Konsideroni alternativën e punësimit të një studenti. Ata janë mjaft kreativ dhe do të jenë entuziastë në realizimin e punimeve sa më të mira, me një cmim shumë më të ulët.
- Mblidhni miqtë tuaj në një festë përpara martesës dhe kërkoni aty prezencën e fotografit. Kjo do t’ju shërbej për ta parë atë në aksion, e për tu siguruar se ditën e madhe, cdo gjë do të shkojë sic duhet.
- Bëni marveshjen për të mbajtur negativin e fotove në mënyrë që të keni mundësinë e modifikimeve të mëvonshme.
- Jepini të ftuarve mundësinë të realizojnë të gjitha fotot që dëshirojnë gjatë ceremonisë. Vendosni aparate fotografik nëpër tavolina që ata të jenë të lirë të fiksojnë momentet më të preferuara.
- Zbuloni talentet brënda familjes dhe jepini atyre mundësinë të provojnë të realizojnë foto profesionale. Për shkak të aparateve profesional dhe programeve për modifikimin e fotove, nuk është më e vështirë të realizosh foto të bukura.
- Kërkoni ndihmë nga miqtë tuaj që kanë kaluar më parë eksperiencën e martesës dhe përgatitjeve për ceremoninë. Eksperiencat dhe referencat e tyre me fotografët do të jenë një ndihmë e madhe për ju.