Albumi i dasmes

 

 

Në shumicën e rasteve fotografi që do të asistojë në ceremoninë e dasmës, do të përfshijë në cmim edhe një album, por nëse nuk keni marrë një fotograf profesionist atëherë do t’ju duhet të siguroni vetë edhe albumin.

Shopping për albumin e dasmës

Kur të filloni kërkimin do të gjendeni përballë dy alternativave. Do të vini re se shumica e albumeve që ofrohen janë jo aq cilësorë dhe nuk do të arrijnë të ruajnë fotot për një kohë të gjatë. Kështu alternativa e parë është të blini një prej tyre, një album të lirë, në dy mijë maksimumi dy mijë e pesë qind  lekë të reja.

Nga ana tjetër  ka edhe albume ekstremisht me stil, të prodhuar për të rezistuar në kohë, dhe me cmim shumë më të lartë. Albume të tillë mund ti gjeni me një cmin rreth 7 mijë deri në 10 mijë lekë të reja.

Albumet e shtrenjtë kanë fleta që mbrojnë foton nga aciditeti dhe ndarës ndërmjet secilës foto. Ato janë të vendosur në kuti , të veshur me një qese me xhel silic që mbron albumin nga lagështia.

Gjithcka varet nga buxheti, megjithatë optimalja është të zgjidhni një album cilësor, pavarsisht se do të paguani dicka më shumë. Në këtë mënyrë jeni të sigurt se do të mund të ruani fotot për një periudhë shumë të gjatë kohe.

Organizimi i fotove në album

Disa fotograf e përfshijnë këtë shërbim në cmim dhe në fund të dasmës ju dorëzojnë albumin me fotot e sistemuara në të, në mënyrë artistike. Por në rastin kur nuk mund të realizoni dicka të tillë, do t’ju duhet të krijoni vetë albumin tuaj.

Ajo që duhet të keni parasysh është të vendosni fotot sipas një rendi kronologjik, në mënyrë që foto pasardhëse të jetë e kombinueshme me atë të mëparshme dhe të ketë një kuptim të caktuar. Renditja mund të thyhet duke e  ndërthurur  me foto që pasqyrojnë objekte të ndryshme të dasmës.

Përvec albumit kryesor, mund të bëni edhe dy albume të tjerë më të vegjël, për t’ja dhuroni ato familjeve tuaja, si një mënyrë për të ruajtur kujtimin e bukur të ditës së dasmës.

[gdl_gallery title=”albumi-i-dasmes” width=”95″ height=”95″ ]

Similar Posts