Përgjegjësitë e dhëndrit
Unaza u ble, propozimi u pranua, çfarë ndodh më pas? Për dhëndrin e kohëve moderne pritshmëritë janë shumë të larta.
Të vendosësh unazën dhe të fitosh atë “po”-në e shumëpritur, nuk është gjithçka, madje ky është vetëm fillimi. Martesa është një projekt i madh, që do t’ju mësojë si të bashkpunoni në çift dhe të arrini rezultatet e kërkuara. çelësi i një planifikimi të suksesshme është harmonia në çift. Ju jeni duke filluar një bashkjetesë të gjatë së bashku, prandaj duhet të jetë e thjeshtë të merreni vesh kur vjen puna për planifikimin e një dite të vetme ceremoniale. Ajo që më shumë këshillohet për dhëndrin është të marr parasysh pritshmërinë që e dashura e tij ka, dhe të dy të arrijnë në vendime të përbashkëta, pa përfshirë persona të tjerë.
Çfarë përfshin planifikimi?
Dhëndri mund të perfshihet në shumë element të planifikimit, si:
- Caktimi i datës
- Lista e të ftuarve
- Caktimi i buxhetit
- Zgjedhja e Dj apo bandës
- Zgjedhja e veshjeve
- Planifikimi i muajit të mjaltit
- Dhe më e rendësishmja: sa më shumë suport për nusen