Si të shkruani ftesat e dasmës
Si të shkruani ftesat e dasmës
- Hapi 1
Vendosni kush po e bën shpalljen e dasmës, prindërit e çiftit, apo vetë dhëndri dhe nusja.
- Hapi 2
Përcaktoni nëse ftesat do jenë formale apo informale. Mund të filloni duke thene “ Z. dhe Znj….kanë nderin t’ju kenë prezent në:.. “ ose mund të keni diçka më pak formale : “ bashkohuni në gëzimin tonë“
- Hapi 3
Përshtasni stilin e ftesës me stilin e dasmës dhe vendin ku do të zhvillohet ajo.
- Hapi 4
Për një ftesë tradicionale vendosni emrin e nuses pas emrave të prindërve të saj : ‘Z. dhe Znj….ju ftojnë të na nderoni me prezencën tuaj, me rastin e martesës së vajzës tonë..(emri dhe mbiemri i nuses)…”
- Hapi 5
Shënoni emrin e plotë të dhëndrit pas emrit të nuses dhe sipas dëshirës mund të vendosni ose jo edhe emrat e prindërve të dhëndrit.
- Hapi 6
Shënoni në mënyrë të saktë ditën, datën dhe orarin.
- Hapi 7
Shënoni vendin ku do të zhvillohet ceremonia dhe adresën e plotë.
- Hapi 8
Vendoseni në zarfe dhe shoqërojeni me një kartë tjetër, ku të ftuarit mund t’ju konfirmojnë prezencën ose mosprezencën e tyre dhe t’ju dërgojnë atë ne formën e një përgjigje.