Si të merrni lulet që dëshironi

 

 

1) Fluks në dyqanet e luleve

Nga periudha e Krishtlindjeve deri në festat e marsit mund të jetë një kohë e vështirë. Luleshitësit kalojnë direkte nga njëra festë në tjetrën dhe gjërat bëhen intensive në këtë periudhe. Prandaj është e vështirë që t’ju kushtojnë vëmendje për buqetën tuaj. Dhe sigurisht kujdesuni që të mos lini një orar apo ti telefononi dyqanit të luleve në datën 13 shkurt..

 2) Merrni me vete një foto të fustanit të dasmës

Kjo mund të jetë një ndihmë shumë e madhe, mund të merrni më shumë këshilla nga personi që do të meret me buqetën, duke zgjedhur atë që përshtatet më shumë.

 3) Lulet janë sezonale

Përgatituni me idenë se jo gjithmonë do të gjeni atë që kërkoni.  Luleboret janë të shumta në verë, por nëse do i kërkoni ato në dimer, mund të jetë e kushtueshme.

4) Pëlhurat!

E purport, rozë, e bardhë? Te zgjedhësh pëlhurën që do të mbështjell buqetën mund të jetë vërtet e lodhshme. Për të evituar këtë këshilla më e mirë është të përdornit  të njëjtën copë si ajo e fustanit. Kjo vlen jo vetëm për nusen por edhe për shoqërueset.

 5) Ekspertiza

Një ekpertë i mirë do të dijë t’ju tregojë se…

tulipanët, sado janë të bukur, në korrik do të kenë një lulëzim të tepruar dhe kjo nuk do i jap pamjen e kërkuar buqetës tuaj.

Nëse prekni një lule gardenje, yndyra e lekurës, e kthen lulen në ngjyrë të kafte..

E rëndësishme është të siguroheni që personi që do të merret me lulet të jetë shumë i informuar per cdonjërën nga këto dhe të dijë se si funksionon gjithcka.

 6) Cdo gjë duhet të jetë e planifikuar

Ku do të zhvillohet dasma? Kur do të zhvillohet ceremonia e pritjes së miqve? Kush do të marrë pjesë? Në cfarë datë? Këto janë pyetje shumë të thjeshta dhe ndonjëherë habitesh nga fakti se shumë nuse nuk mund të japin një përgjigje. Prandaj përpara se të shkoni te luleshitesi, duhet të keni gjithcka të sistemuar paraprakisht.

 8) Sjellja juaj

Klientët” Snobist” nuk marrin asgjë; klientët e sjellshëm gjejnë gjithcka që kërkojnë dhe paraja nuk ka të bëjë fare me këtë. Të hedhësh një tufë me para nuk do të jetë mbreslënëse në dyqanin e luleve. Luleshitësit duan njerëzit që e vlerësojnë punën e tyre. Nëse doni që lulet të krijojnë magji në të gjithë dekorin, sigurohuni për një sjellje të mirë.

Kjo është e gjitha. Thjeshtë kujtohuni që mund të keni gjithcka që ju duhet. Mjafton pak organizim, fleksibilitet , shumë dashamirësi dhe buzëqeshje.

Similar Posts