Lulet e dasmes brënda buxhetit

 

 

Lulet e dasmes janë një element që do të lëshoj shkëndija në të gjithë ambientin, por gjithashtu do t’ju marrin një pjesë të madhe të buxhetit. Mënyra më e mirë për të kursyer në këtë pjesë është ti bleni me shumice dhe ti sistemoni vetë. Por nëse ideja për t’ja lënë në dorëzim vetes këtë pjesë të rëndesishme ju tremb dhe keni  nevojë për ndihmën e arreduesit, ja disa këshilla për ta përfituar këtë, duke shpenzuar sa më pak.

1. Lulet artificial – Lulet artificiale do të formojnë një buqetë të bukur, e cila do të kushtojë shumë më pak . Por bonusi më i madh kur zgjidhni lulet artificilale është fakti që mund ti sistemoni ato disa herë, derisa ti jepni buqetës formën perfekte.

2. Kërkoni ndihmë nga një joprofesionist! Sigurisht që ju ose i fejuari juaj ka një mik apo të afërm që është i apasionuar pas luleve. Interesohuni për këtë, sepse me shumë mundësi do të gjeni dikë i cili do t’ju ndihmojë. Në rast të kundërt mund ti drejtoheni edhe një luleshitësi  tashmë në pension.  Me siguri do t’ju  ofroje ndihmën e tij dhe do ta bëjë këtë me shumë përkushtim dhe falas..

3. Kërkoni online –  Mund te gjeni ide, këshilla, dhe instruksione për të ndërtuar buqetën tuaj të preferuar.

Nëse asnjë nga keto ide nuk ju bind dhe vendosni të merrni një arredues i cili do të përkujdeset specifikisht për lulet, ja disa mënyra për të kursyer edhe në këtë rast.

1. Zgjidhni lule të sezonit. Lulet e sezonit janë automatikisht më të lira se të tjerat. Për shembull tulipanët në pranverë, janë më të lirë se në dhjetor.

2. Zgjidhni një buqetë me cmime të përballueshme. Një kombinim i mirë mund të jetë buqeta me karafila, e shoqëruar me disa lule ekzotike për ta bërë atë më të larmishme.

Cilado qoftë mënyra që do të zgjidhni, tregohuni të kujdesshëm. Merrni sa më shume informacion mbi lulet dhe sistemimin e buqetës, dhe tentoni drejt asaj që për ju është ideale..

Similar Posts