Ide mbi buxhetin e dasmes

 

 

 

Të përcaktosh një buxhet për dasmën është pjesa më e lehtë , por ti qëndrosh besnik buxhetit të hartuar jo.. Fatmirësisht  ka shumë mënyra për nuset, për të reduktuar shpenzimet për ditën e madhe.

Lulet – Kurseni te buqeta

Lulet janë të rëndësishme por ato janë  gjithashtu të kushtueshme. Edhe pse është e rehatshme ti porosisësh lulet dhe të nesërmen ti gjesh të sistemuara dhe të vendosura siç duhet në buqeta, për të reduktuar kostot mund të konsideroni edhe alternativën tjetër : lule të  marra nga kopshti dhe të sistemuara nga vetë ju. Nuk është e vështirë, mjafton të lini të lirë imagjinatën.

Fustani – Edhe fustani brenda buxhetit

Tani do të justifikoheni me faktin se fustani është mjaft i rëndësishëm dhe e keni ëndërruar që në fëmijëri, por kur bëhet fjalë për buxhet të kufizuar, ëndrrat e fëmijëris nuk janë justifikimi i duhur. Fustani është i rëndësishëm, por jo sa për të shpenzuar të gjithë pasurinë për të. Në fund të fundit do ta vishni vetëm një herë.

Gostit e shumta “të shëndoshin”

Bombonieret e mbushura plot janë një tjetër element që duhet të eleminohet nga lista e gjatë e shpenzimeve. Mendojeni kështu..jo vetëm qe ju do të kurseni, por gjithashtu nuk do te ndikoni negativisht në dietën e askujt.

Fotografi – A është e domosdoshme të jetë profesionist?

Ka shumë mënyra për të kursyer te fotografia. Së pari mund ti kërkoni të ftuarve dhe miqve tuaj t’ju bëjnë sa më shumë foto, e sigurisht shumë prej tyre do të jenë të bukura. Së dyti, meqënëse një profesionist i vërtetë ka kosto shumë të larta, në vënd të tij mund të zgjidhni një student, i cili do ta bëjë të njëjtën punë me më shumë pasjon e kreativitet, por për një çmim më të ulët.

Similar Posts