Buxheti për muzikën e dasmes
Muzika është një nga elementët më të rëndësishëm të ceremonisë, e cila krijon atmosferën e duhur dhe sjell harmoni midis të ftuarve. Ky element këshillohet të zërë deri në10% të të gjithë buxhetit. Që këto shpenzime të mos kalojnë kufirin e parashikuar, mund t’ju sygjerojmë disa këshilla praktike.
1 – Alternoni muziken live me DJ apo me CD – Edhe pse mund të jeni fansa të muzikës live, nuk jeni të detyruar të keni tinguj live, gjatë të gjithë ceremonisë. Mund ti lejoni vetes edhe alternime të tilla, duke paguar bandën, por duke përdorur një pjesë të kohës edhe cd apo dj.
2 – Çmimet e bandës në varësi të sezonit – Pagesa për muzikën live ndryshon në varësi të periudhës. Muajt e verës, që janë mjaft impenjativë për artistët, do t’ju detyrojnë të paguani një kosto më të lartë.
3 – Nëse pagesa për një grup këngëtarësh profesionist, tejkalon buxhetin e parashikuar, mund të kërkoni për “talente të reja” Këngëtarë amatorë, studentë apo këngëtarë më pak të njohur, do të krijojnë një atmosferë të këndshme, për një pagesë shumë më të ulët.
4 – Dhe së fundmi shfrytëzoni faktin që muzikë të bukur dhe cilësore për ceremonitë e dasmave mund të gjeni pa shumë mundim. Në artikujt e tjerë mbi muzikën , ne ju kemi sygjeruar një list këngësh “top”, të cilat mund ti vendosni në momente të caktuara të ceremonisë.