Gdhëndjet në unazë

Gdhëndjet në unazë janë një traditë po aq e vjetër sa edhe vetë tradita e shkëmbimit të unazave midis çiftit. Ato janë një nga mënyrat më të mira për ti personalizuar unazat. Gdhëndja është pjesë e dizajnit dhe është një element i cili e bën unazën të jetë unike, dhe shprehjen e dashurisë edhe më speciale e romantike.

Gdhëndjet mund të përfshijnë datën e martesës, emrat e çiftit, thënie personale,  shprehje me kuptime të veçanta apo alternativa të tjera.  Në zgjedhjen e përmbajtjes duhet të jeni shumë të kujdesshëm sepse ky shkrim do të ngelet përgjithmonë bashkë me unazat. Më poshtë do të japim një sërë sygjerimesh mbi shkrimin që mund të vendosni në unazë.

Shkrime religjoze

Nëse mendoni se partneri do të preferojë një shkrim fetar të gdhendur, mund të zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme

  • Zot na beko!
  • Të dy  për njëri tjetrin, sëbashku për Zotin
  • Ata që Zoti i bashkoi, njeriu nuk mund ti ndajë
  • Lumturia ime është te ty dhe në Zot
  • Zoti e bekoftë këtë martesë
  • Zoti e bekoftë dashurine tonë
  • Zoti e bekoftë këtë unazë

Shkrime romantike

Nëse e fejuara juaj është një person romantik atëherë mund të zgjidhni pa frikë një nga shprehjet e mëposhtme:

  • Përgjithmonë i yti
  • Të bashkuar përgjithmonë
  • Jam i yti
  • Zemra ime të përket ty
  • Përgjithmonë me ty
  • I yti tani e përgjithmonë
  • Thellësisht, çmendurisht, sinqerisht i yti
  • Derisa vdekja të na ndajë
  • I yti..deri në frymarrjen e fundit
  • Vetëm i yti
  • I paplotësuar pa ty..

Shkrime humoristike

Pë rata që  mendojnë se shprehjet romantike janë shumë të zakonshme dhe të mërzitshme, mund të provoni diçka më argëtuese duke shtuar kështu disa doza humori:

  • I lumtur tani?
  • Mos e lexo këtë!
  • Vendose prap në gishtë!
  • Nuk ka hapsirë për shkrime romantike
  • Ndalohen dorëshkrimet
  • Mos e hiq!

 

Similar Posts