Unaza e martesës, simbolika e rrethit
Unaza është simboli i dashurisë së përjetshme dhe besnikërisë së çiftit. Ajo të kujton premtimet e shkëmbyera për përkushtim dhe respekt në vite.
Unaza në formë rrethi është mjaft antike. Ajo merr shkas nga vetë kuptimi gjeometrik i rrethit, i cili në antikitet lidhej me elementët natyror si toka, dielli, universi. Forma e rrethit, pa cepa dhe anë tregon barazinë midis çiftit. Në këtë periudhë kohe, në Europën Veriore, unaza bëhej me flokët e partnerit. Ato gërshetoheshin dhe përpunoheshin në një mënyrë të tillë, që të merrnin formën e një unaze të mirëfilltë..
Pavarësisht ndryshimeve në vite, simbolika e rrethit vazhdon të ruhet me fanatizëm edhe në ditët e sotme.