Buqeta e nuses
Ka kaluar shumë kohë nga periudha kur nusja duhet të mbante buqetën deri në altar, për të larguar “shpirtrat e këqinjë”. Tashmë, larg kësaj tradite, buqeta e nuses shërben si një element që përfaqson stilin e saj dhe një kombinim i mirë me dekorin e përgjithshëm.
Ja disa ide frymëzuese për një buqetë sa më të vecantë:
1. Tradita
Ju ka bërë ndonjëherë përshtypje pse shumë nuse mbajnë një buqetë me lule Stefanotis (stephanotis) ? Përvec faktit ëe janë të bukura dhe të rralla, traditat e lashta tregojnë se këto lule simbolizojnë një martesë të lumtur. Kjo vlen jo vetëm për Stefanotis, por pothuajse të gjitha lulet kanë një simbolik të caktuar. Merrni informacionin e nevojshëm mbi mesazhin që ato përcjellin, përpara se të zgjidhni lulet që do të mbani në rrugën tuaj drejt altarit.
Për më shumë lexoni artikullin Kuptimi i Luleve
2. Ngjyrat
Krijoni një buqetë të gjallë e me shumë ngjyra. Edhe pse dekori mund te kete nderthurjen e te bardhës me ngjyrën e kaltër, askush nuk ju detyron të qëndroni brenda këtij kombinimi.
3. Personalizoni
Kjo është një nga këshillat që përmendet më shpesh, dhe jo vetëm për lulet. Por buqeta është ajo ëe do te flas më shum mbi personalitetin tuaj, sigurisht së bashku me fustanin, vellon apo aksesorët e tjerë. Buqeta është një imazh që do të mbetet gjithmonë në fotot e dasmës, prandaj duhet të jete një zgjedhje që përfason mjaft mirë personalitetin, stilin dhe preferencat tuaja personale. Lulja juaj e fatit, lulja sipas muajit të lindjes, lulja e parë që keni marrë si dhuratë apo shumë arsye të tjera, të gjitha të vlefshme për tu marr në konsideratë ndërsa mendoni të ndërtoni një buqetë të vecantë.
4. Pak elementë “familjarë”
Për të shtuar personalizimin e buqetës mund të zgjidhni të njëjtën buqetë që mamaja juaj ka përdorur në dasmën e saj, të shtoni një varëse perlash që i perket një të afermi të dashur për ju, apo të kombinoni aty disa lule të freskëta nga oborri i shtëpisë.