Lulet e dasmes – Gabimet qe duhet te evitoni
1: Nuk shikoni “pikturen” e përgjithshme
Ciftet shpesh herë tentojnë të shohin detajet e vogla, vazo, tavolina, centro. Në këtë situatë piktura dhe dekori total lihet pas dore.
Përpara se të vendosni për lulet që u përshtaten, sigurohuni që ato të jenë në harmoni të plotë me ambientin ku do të zhvillohet ceremonia.
2: Nuk keni besim te luleshitësi
Komunikimi është bazë në cdo mardhënie, edhe kur bëni blerje. Shprehini hapur plqimet, mospëlqimet dhe pritshmëritë tuaja.
Relaksohuni dhe krijoni besim te furnitorët që keni zgjedhur.
3: Lulet, elementi i fundit që përzgjidhet
Filloni ne avancë, duke biseduar dhe marr informacione nga luleshits të ndryshëm. Në këtë mënyrë do të jëni të përgatitur për buxhetin që ju nevojitet dhe detaje të tjera.
4: Nuk ju pëlqen kompromisi
Një nga gabimet më të mëdha është të këmbngulni në një lloj të vetëm lulesh dhe të harroni të jeni fleksibël.
Një luleshits, mund të jap sygjerime mjaft të vlefshme nëse i drejtoheni atij me një listë të përgjithsme kërkesash mbi ngjyrën dhe imazhin, në vend të një emri të vetëm lulesh.
5: Të friksohesh nga cmimet e larta
Mos mendoni direkt për cmimin. Ka lule të shtrnjta si Orkideat, të cilat zënë më shumë hapsirë prandaj furnizimi me to do të jetë në një sasi të vogel. Krahasojeni këtë me shumën totale që do të paguani, nëse do të zgjidhni për shëmbull trëndafila, më të lirë por më shumë sasi.
6: Përdorimi i një ngjyre të vetme
Shumë nuse mundohen të përshtasin lulet me ngjyrën e fustanit të shoqërueseve të tyre.
Por një fustan ne ngjyrë vjollcë dhe një buqetë në ngjyrë vjollcë nuk duket shumë premtuese. Lulet janë një element mjaft i mirë për të përcjell emocione, prandaj clirojeni fantazine dhe “rrezikoni” me ngjyra të theksuara.
7: Zgjedhja e luleve me aromë shumë të fortë
Mund të duket një ide mjaft romantike, por lulet me aroma të theksuara mund të shndërrohen ne nje problem për të ftuarit, sidomos ata qe vuajnë nga alergjitë. Buqeta e nuses mund të përbëjë një përjashtim në këtë rast.
8: Lulet, te papërfshira në buxhet
Nuset mendojnë se lulet janë një eleemnt i rendësishëm për ceremoninë, por shpesh harrojnë ti përfshijnë ato në buxhetin fillestar.