5 kosto të fshehura

1. Muzika – Pajisje shtesë

Në shumicën e rasteve ju paguani bandën ose DJ për kohën e qëndrimit në ceremoni. Pajisjet janë pjesë e tyre, ose e vetë ambientit ku do të zhvillohet ceremonia. Por ndodh që në ambiente të mëdha të duhet të shtoni pajisje të tjera audio.

Si ta evitoni këtë? 

Konsultohuni me kujdes me DJ/Bandën se çfarë do të përfshihet në pagesën totale dhe kush do të mbulojë kostot ekstra që mund të dalin gjatë ceremonisë.

2. Fustani – Modifikimet

Edhe pse mund të jetë fustani juaj i ëndrrave, disa modifikime të vogla mund të bëhen të nevojshme për ta përshtatur këtë fustan me linjat tuaja trupore. Në diferencën e kohës që nga momenti kur keni porositur fustanin, e deri në ditën e ceremonisë, mund të shtoni ose humbisni disa kilogram, gjë e cila do të kërkoj këtë ndërhyrje.

Si ta evitoni?

Kërkoni një listë të plotë çmimesh për çdo mofdikimimi të fustanit.

3. Kostot e kohës shtesë

Banda, fotografi, kameramani..të gjithë paguhen në bazë të orëve totale gjatë të cilave ofrojnë shërbimin e tyre. Nëse ceremonia zgjat pak më shumë ata do t’ju faturojnë për orë shtesë.

Si ta evitoni?

Planifikoni kohën ekstra dhe sigurohuni të mos e thërrisni fotografin apo bandën përpara se ata të jenë të nevojshëm për të qënë  prezent.
Merrni me shkrim tarifat orare të secilit.

4. Kostot e transportit

Nëse i gjithë organizimi është në dorën tuaj, transportin e shumë elementëve do të duhet ta mbuloni vetë.
Tortën, lulet apo elementë të tjerë të dekorit do ti transportoni me makinën tuaj, ose më shërbime të tjera transporti, të cilat kanë një kosto më vete.

Si ta evitoni?

Kërkoni ndihmën e furnitorëve edhe për transportin. Dyqanet përkatëse mund t’ju ndihmojnë me transportin e porosive tuaja, pa kosto shtesë ose me një çmim të ulët.

5. Furnitorë “të imponuar”

Disa restorante apo ambiente të tjera ku do të organizoni ceremoninë, mund t’ju sygjerojnë një listë furnitorësh me të cilët ata bashkpunojnë, si përshembull shërbimi katering, dekoruesi, fotografi etj. Këta furnitorë mund të kenë cmime edhe më të shtrenjta se konkurentët e tyre që janë në treg.

Si ta evitoni?

Mos pranoni menjëherë sygjerimet që ju ofrohen. Merrni sa më shumë informacion dhe bëni një krahasim të kujdesshëm të cmimeve.

Similar Posts