Ekspozimi i tortes se dasmes
Pas gjithë përpjekjeve për të zgjedhur tortën e duhur, dhe punës së pasticerisë për t’jua servirur atë në perfeksion, është momenti i ekspozimit. Gabimi i zakonshëm… Vendosja e tortës në një cep të hollit!
Jo! Kjo vepër madhështore duhet të bjerë në sy të të gjithëve. Konsultohuni me arreduesin dhe personat që do të merren me dekorin. Me siguri ata do të kenë një sërë trukesh për të nxjerrë në pah dhe maksimizuar efektin e tortës.
Ideja më e përdorur është pozicionimi i tortës pranë tavolinës kryesore, në mënyrë që sytë e të ftuarve të jenë te cifti dhe torta.Një ide është vendosja në hyrje të hollit, ku do të kalojnë të gjithë të ftuarit në fillim të ceremonisë.
Disa preferojnë që torta të sillet në momentin që duhet prerë, dhe të vendoset direkte në qendër të hollit.
Nëse tregoheni pak të kujdesshme mund ta vendosni tortën edhe në një pjesë të pistës së kërcimit.
Çfarëdo vendimi që do të merrni për vendodhjen, sigurohuni që tavolina të jetë në lartësinë e duhur dhe të përshtatet me tortën. Zgjidhni një mbulesë me ngjyrë të celët dhe mos harroni zbukurimi me lule të freskëta.