Elementet e tortes se dasmes
Gjatë planifikimit të dasmës shumica e nuseve i kushtojnë rendësi fustanit, dekorit, luleve, muzikës..duke harruar kështu se edhe torta është një element mjaft i rendesishem. Mjafton pak më shumë vëmendje dhe do të krijoni fare thjeshtë tortën tuaj ideale.
Shikoni galerinë e fotove dhe zgjidhni 2 ose 3 modele që ju pëlqejnë më shumë. Vetëm pas kësaj filloni të kërkoni një pasticeri të mirë. Pasi të keni siguruar një listë me pasticeritë e rekomanduara, fiksoni një takim me secileën prej tyre.
Ky proces duhet të filloj të paktën gjashtë muaj përpara dasmës. Sigurohuni që pastiçieri që do të zgjidhni t’ju peërmbushë një sërë kërkesash si më poshtë:
- Dizajni – Merrni me vete fotot e tortave që keni zgjedhur nga galeria
- Përmasa – Këtë do ta keni përcaktuar më parë në varësi të numrit të të ftuarve
- Shija – Specifikoni që më parë shijet tuaja më të preferuara
- Prova – Provoni të gjitha specialitetet e pasticerisë për të patur një ide më të qartë, se cfarë ato ofrojnë
- Zbukurimet e tortës – Interesohuni për lulet apo aksesorët e tjerë që duhet të shtohen …
- Kostot dhe dërgesa – Saktësojini secilin nga këto element, përpara se të bëni zgjedhjen tuaj finale dhe të merrni faturën!