Gabimet me fotografinë, që duhen evituar
1. Nuk keni finalizuar skedulin e dites se dasmes
Duhet të përcaktoni qartë së bashku me fotografin, te gjitha hapat në ditën e dasmës.
2. Nuk po respektoni skedulin final
Të jesh një orë me vones, nuk është një problem i vogël. Kur vjen fjala te fotografia edhe 10 minuta bëjnë ndryshim.
3. Nuk shpjegoni se si ju pëlqen të dukeni në foto
Bukuria është relative, prandaj duhet ti shpjegoni fotografit se çfarë ju duket e bukur dhe cfarë jo.
Sillni fotot tuaja përpara dasmës, dhe shpjegoni se cilat i preferoni dhe cilat nuk preferoni prej tyre.
4. Fokus i madh në bërjen e fotove
Një fotograf i mirë arrinë të realizoj foto të bukura, pa ju larguar nga miqtë tuaj.
Kështu mund të shijoni në maksimum çdo element të ceremonisë, pa u shkëputur fare prej saj.
5. Të keni një fotograf të vetëm
Një fotograf i dytë mund të arrijë të marr foto nga një këndvështrim tjetër, edhe pse kjo mund të ketë një kosto më të lartë.
6. Gjithçka duhet të jetë “Perfekte”
Edhe nëse gjërat nuk po shkojnë ashtu siç i keni parashikuar, mundohuni të shijoni ceremoninë, pa shumë stres.
7. Fotot pas ceremonisë
Fotot përpara festës janë më të këshillueshme se ato që bëhen pasi festa ka përfunduar.
8. Të prisni shumë gjatë përpara se të konfirmoni me fotografin
Fototgrafët e mirë janë të “rezervuar” edhe 1 vit më parë.
9. Nuk keni përcaktuar listën e fototve që nuk duhen
Shprehni qartë se cilat foto duhet të evitohen.
10. Të zgjidhni një fotograf me të cilin nuk shkoni mirë
Sa më të mirat të jenë mardhëniet, aq më kollaj do të kalojë edhe ceremonia me streset e saj