Foto me ngjyra apo bardhë e zi?
Të dyja opsionet janë të nevojshme për të “dokumentuar “ më së miri të gjitha momentet e dasmës dhe të përgatisjes së saj.
Fotot bardhë e zi, me një stil më të vjetër dhe me romantike, preferohen për të fiksuar momente që kanë një vlerë të lartë emocionale.
Torta, lulet, fustanet e shoqërueseve apo cdo element tjetër, që doni ta kujtoni në detaje, mund të listohen në fotografitë me ngjyra.
Avantazhet e fotove bardhë e zi?
Fotot bardhë e zi janë të thjeshta. Për shkak të ngjyrave të pakta, e gjithë vëmendja fokusohet te subjekti në foto. Më pak ngjyra e bëjnë imazhin më të qarte dhe të pastër.
Kështu, një portret i juaj bardhë e zi e bën më të thjeshtë përcjelljen e emocioneve se sa një foto me ngjyra. Gjithashtu kontrasti i grisë shërben për të mbuluar imperfeksionet e vogla.
Puthja mes çifiti, kërcimi i parë, nusja duke bërë make up apo mamaja e saj duke i kopsitur fustani, janë fotot pa ngjyra që duhet të shtoni në album.
Avantazhi? Këto foto janë jo vetëm të përshtatshme për të fiksuar cdo ndjesi të momentit, por edhe mjaft artistike. Një foto bardhë e zi nuk do të ndryshojë me kalimin e viteve, ndryshe nga ato me ngjyra te cilat mund të fillojnë të zbehen.
Një disavantazh: Cmimi më i lartë në printim.
Kur duhet të zgjidhni ngjyrat?
Pasi të ftuarit të jenë vendosur në vendet e tyre, ambienti të jetë dekoruar në perfeksion deri në detaj, është momenti të fillojnë fotot me ngjyra!
Lulet, ushqimet, qerasjet dhe të gjithë ato elementë të tjerë që i keni zgjedhur me shumë kujdes gjatë gjithë muajve të planifikimit, duhet të fiksohen me ngjyrat e tyre origjinale.
Janë pikërisht këto ngjyra e detaje, që do doni të kujtoni pas disa vitesh.
Mos harroni miqtë. Pasi kanë kaluar kohë për të zgjedhur veshjen e përshtatshme, edhe ata do të duan një foto të mirë për të ruajtur në kujtesë pjesmarrjen në dasmën tuaj.
Së fundmi, sa më shumë foto me ngjyra në ambiente të hapura.