Ja çfarë nuk duhet të vishni në një dasëm
Keni marrë ftesën e dasmës dhe nuk keni vendosur akoma çfarë të vishni? Shikoni me kujdes listën e mëposhtme përpara se të filloni blerjet. Kjo do t’ju ndihmojë për të përcaktuar çfarë NUK lejohet në evenimente të tilla.
Ngjyra e zezë Eshtë gjithmonë në modë dhe mjaft elegante, por në këtë rast duhet thënë Jo! E zeza është një ngjyrë serioze dhe nuk do të përshtatet mirë me atmosferën festive të ceremonisë ku do të shkoni.
Shumë pak rroba! Nuk ka asgjë të keqe nëse preferoni dekolten apo fustanet e shkurtra. Por të zbulosh më shumë se kaq, nuk është e pranueshme në një dasëm. Veshjet tepër ekstravagante dhe të ekzagjeruara do të largojnë vëmendjen e të ftuarve të tjerë nga nusja.
Xhins dhe T – Shirt Kjo është një alternativë që duhet ta eleminoni plotësisht. Sado kasuale dhe e thjeshtë të jetë dasma, kombinimi xhinse dhe T – shirt nuk egziston. Një tjetër JO – JO : Shapkat me gisht. Këto të fundit lejohen vetëm në rastet kur kjo specifikohet në ftesë, për shkak të organizimit të ceremonisë në plazh.
Stili i pantallonave kaubojse Mund të jenë rikthyer sërisht në modë por nuk përfshihen aspak në listën e veshjes së një të ftuari serioz. Meqënëse po “e merrni mundimin” të shkoni në ceremoni, duhet ta shikoni me seriozitet këtë pjesmarrje.
Kurorë! Bëhet fjalë për një kurorë të mirëfilltë si edhe për çdo lloj forme tjetër të ngjashme me një kurorë. Ky është një aksesorë që mund ta perdorni vetëm kur të jeni ju nusja. Në çdo rast tjetër, i vetmi rezultat do të jetë një pamje qesharake.
Kostumi Lini menjanë anën tuaj “biznes”! Kjo nuk vlen vetëm për veshjen tipike- kostumi i zi dhe kemishë e bardhë. Ky rregull është standart për çdo lloje veshje të cilën mund ta përdorni edhe në zyrë. Kushtojini vëmendje edhe çantës. Çantat e mëdha katrore, mund ti lini në dollapë gjatë kësaj mbrëmje.
Ngjyra e bardhë Eshtë pak a shumë i njëjti rregull si me kurorën. Disa veshje dhe aksesorë janë tipikë vetëm për nusen dhe askush tjetër nuk mund ti përdor ato. Sado mirë të dukeni me një fustan apo bluzë të bardhe, është momenti të përzgjidhni një ngjyrë tjetër.