|

A kanë qënë gjithmonë të bardha fustanet e nuseve?

Nuk është e vërtetë që nuset janë veshur gjithmonë me të bardha.

Në kohët antike nuset visheshin me fustane shumëngjyrëshe dhe të çelta, për të treguar gëzimin e tyre. Fustanet e bardha filluan të përdoren vetëm pasi Mbretëreshë Viktoria veshi një të tillë në dasmën e saj, për të sinjifikuar statusin që ajo kishte. Pra kjo traditë është praktikuar për herë të parë në vitin 1840.

Ndërkohë simboli i pastërtisë dhe virgjërisë së nuses u shtua vite më vonë, nga kishat Kristiane.

Shekulli i 19 nuk ishte aspak “i bardhë”.Mungesa e kimikateve dhe solucioneve zbardhuese, bën që në këtë periudhë të mbizotërojnë ngjyrat e çelta si krem, shampanjë etj. Këto ngjyra merrnin emra të ndryshëm nga dizenjues të ndryshëm.

Në fillim të shekullit të 20, fustanet e bardha ishin tregues i nivelit të lartë të familjes së nuses. Meqënëse e bardha është një ngjyrë delikate, vetëm të pasurit mund të paguanin shërbyes të cilët kujdeseshin për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e fustanit.

Sot e bardha është thjeshtë një traditë e nuk ka asgjë supersticioze në të. Prandaj nëse keni dëshirë të zgjidhni diçka tjetër, mund të jeni të sigurta se nuk po thyeni asnjë rregull.

 

Similar Posts