Të zgjedhësh skemën e duhur të ngjyrave

 

 

Lulet, fustanet e shoqërueseve, ftesat, dekori, aksesorët, e shumë të tjerë janë disa prej elementëve që duhet ti zgjidhni gjatë planifikimit të ceremonisë. Ajo që i unifikon këto element me njëri tjetrin është ngjyra. Për këtë arsye këshillohet zgjedhja e skemës së ngjyrave përpara gjithë elementëve të tjerë. Për të zgjedhur perfekten ka disa aspekte që duhet të merren në konsideratë.

Ngjyra juaj e preferuar

Shumë çifte zgjedhin ngjyrën e tyre të preferuar , si ngjyrë dominuese në dekorin e ceremonisë. Kjo funksionon kur të dy kanë preferenca të përbashkëta. Në rast të kundërt njëri prej tyre duhet të sakrifikojë.

Zgjedhja e ngjyrës bazuar në stinë

Zgjedhja e ngjyrave ndikohet në mënyrë të konsiderueshme  nga stina.

Gjatë pranverës ngjyrat e hapura do të ishin një zgjedhje e mirë, duke përmendur këtu rozën e lehtë, apo ngjyrat e gjelbërta.

Vera ka nevojë për më shumë ndriçim dhe ngjyra të theksuara, si të bruztat apo nuancat e portokallisë.

Nuancat e kafta janë të kombinueshme gjatë vjeshtës, ndërsa në dimër mbizotërojnë  ngjyrat e pasura por në nuancë të errët, si e kuqja apo bluja marinar.

Kushtojini rendësi lokacionit

Vendi ku do të zhvillohet ceremonia është një fokus i mirë për të ndihmuar në përcaktimin e skemës se ngjyrave. Nëse keni prenotuar një sallë në një hotel luksoz, kombinimi i bardhë me të zezë, do të plotësojë edhe me tepër imazhin shik të hotelit.

Ngjyra vishnje në qershi do te duket mirë në një ceremoni të zhvilluar në kopsht apo në mjedise të hapura.

Për të gjithë fansat e plazhit vëmendja duhet të bjerë në ngjyrën blu dhe nuancat e ndryshme të saj.

Zgjedhja e skemës së ngjyrave nuk duhet të jetë një vendim i vështirë. Nëse merrni në konsideratë preferencat e përbashkta, stinën apo vendodhjen do të arrini të krijoni atmosferën e duhur me ngjyrat e duhura!

 

Similar Posts