Si të bësh një propozim për martesë

Keni menduar për martesën dhe jeni gati të propozoni? është koha të kërkoni një mënyrë  vërtet mbreslënëse dhe të paharrueshme.

Ja disa ide propozimi të cilat mund ti zbatoni “në kushte shtëpie”

– Zgjidhni unazen, shkoni në kutinë ku ajo mban bizhuteritë dhe vendosni aty unazën e re. Të jeni të sigurt se zgjimi në mëngjesin tjetër do të jetë shokues. E dashura juaj do të surprizohet në momentin që do të gjejë aty unazën e fejesës/martesës.

– Shkruani një letër dashurie dhe propozimin në fund të saj. Vendoseni këtë letër në mes të librit që e dashura juaj është duke lexuar këtë periudhë. Dhe sapo të gjej letrën surprizojeni edhe më shumë duke u ulur në gjunje e vendosur unazën.

– Fikni të gjitha dritat, vendosni kutinë e unazës diku nëpër shtëpi dhe rrethojeni atë me qirinj, duke e bërë kështu të vetmin objekt që duket dhe sigurisht që shkëlqen më shumë.

– Tregohuni të drejt përdrejtë dhe merreni të mirëqënë pergjigjen pozitive. Vendosni unazën në gishtin e të dashurës tuaj ndërsa ajo është duk fjetur; dhe zgjojeni të nesërmen me një mëngjes të bollshëm.

– Pajisuni mirë me fjongo të kuqe  ose shirit zbukurues! Vendoseni atë nga një pjesë e shtepisë në një tjetër. Printoni disa foto të cilat përmbledhin momentet tuaja më të lumtura. Këto foto mund ti vendosni në murë, në te njëtin vend ku kalon edhe shiriti. E në fund…jeni ju që prisni me unazën në dorë.

 

Similar Posts