Mënyra të thjeshta për një dasëm më të bukur
Këshillat e mëposhtme do ta bëjnë ceremoninë më romantike, speciale e të paharrueshme si për ju edhe të ftuarit tuaj.
- Zgjidhni një fustan që do të mbetet në mendjen e të gjithëve. Nuk ka nevojë për ekzagjerime, mjafton diçka delikate, elegante dhe e veçantë që përfaqëson stilin tuaj.
- Shtoni lulet jo vetëm në dekor, por edhe në look – un tuaj, në aksesorë , në floke. Ato krijojnë gjithmonë një atmosferë pranverore dhe festive.
- Buqeta e nuses – zgjidhni ngjyrën rozë. Mos lini pas dore imazhin tuaj vajzëror. Pavarsishtë skemës së përgjithshme të ngjyrave, buqetat me lule roze janë gjithmonë të pranueshme.
- Karrige të stiluara me tyl – është një mënyrë e thjeshtë e cila krijon një pamje mjaft romantike. Realizoni lidhje kreative të pëlhurave në ngjyrën më të përshtatshme me arredimin e përgjithshëm.
- Zgjidhni një ceremoni formale. Sigurisht që gjithçka varet nga stili juaj, preferencat personale si edhe buxheti . Megjithatë ceremonitë më formale janë ato që ngelen edhe më shumë në mendjen e të ftuarve.
- Zgjidhni tavolinat familjare. Një tavolinë e madhe e përbashkët krijon një ambient më të ngrohtë dhe i jep mundësi të ftuarve të qëndrojnë e festojnë të gjithë sëbashku.
- Ngjyra e tortës? E bardhë! Këto janë tortat që nuk dalin kurrë nga moda.