Dhoma e gjumit, super seksi!
Keni filluar te jetoni sebashku dhe kryefjala e javeve te fundit eshte “arredimi i shtepise”? Mendoni edhe nje here per dhomen e gjumit! Eshte nje nga ambientet me te rendesishme, dhe sigurisht vendi ku do te kaloni me shume kohe sebashku. Keshilla kryesore: mos bini pre e monotonise. Ndiqni disa keshilla te thjeshta ne stil, per nje dhome gjumi super seksi!
1. Dhoma ne ngjyre kafe – Edhe pse shpesh kemi degjuar se ngjyra e kaltert apo e gjelbera jane relaksuese, arreduesit keshillojne ngjyren kafe, per ti dhene ambientit nuanca me dramatike. [nggallery id=48]
2. Ndricimi i zbehte – Krijoni nje atmosfere te qete dhe te rehatshme duke zgjedhur drita te lehta e te vogla. Llampadaret ne cepin e krevatit jane me te preferuar se drita e pergjithshme e dhomes. [nggallery id=50]
3. Mbulesa lluksoze – Mos kurseni gjate zgjedhjes se mbuleses se krevatit apo carcafeve. Rehatia eshte nje element i rendesisshem. Gjithashtu nje mbulese e zgjedhur mire, do ti jap nje imazh tjeter te gjithe dhomes. [nggallery id=49]
4. Dhoma si nje suite – Shnderrojeni dhomen e gjumit ne nje suite te vertet hoteli luksoz. Pa shkaktuar rremuja te teperta, shtoni nje karrige ose kolltuk te vogel ne nje cep te dhomes, ose nje pup ne pjesen fundore te krevatit. Perdorni fantazine per te krijuar nje ambient te kendshem.[nggallery id=51]
5. Aksesore qe terheqin vemendjen – Edhe pse eshte nje dhome gjumi, nuk duhet te mungojne aksesoret. Zgjedhja e duhur ne kete rast jane aksesoret me ngjyra te ndezura ose me dizenjo te vecanta. Dicka qe ju perfaqeson, dicka personale dhe sigurisht e bukur per tu pare, sapo zgjoheni ne mengjes. [nggallery id=52]
Shikoni galerine meposhte, per me shume ide.[imagebrowser id=53]