12/12/2012 Nje bum martesash kudo ne bote!
Sot eshte nje dite me fat! Nje bashkim te tille numrash nuk do ta shohim me( te pakten edhe per 100 vitet e ardhshme. )
Per disa perfaqson nje harmoni perfekte te numrave dhe kuptimit te tyre. Per te tjere kjo cilesohet si nje dite romantike.
Shpjegimi? Profecia e dates 12/12/2012 vjen serisht nga kalendari Maya. 12 eshte nje numer i dashur per matematicienet, per shkak te perpjestueshmerise se tij, ndersa Kinezet kane nje tjeter shpjegim . Ata e cilesojne numrin 1, si nje numer te sunduar nga dielli, simbol te pavaresise dhe individualizmit. Ndersa numri 2 eshte i sunduar nga hena dhe percjelle nje harmoni simetrike. Bashkimi i te dyjave na sjelle pikerisht 12; nje bashkim i energjise femerore te henes dhe asaj mashkullore te diellit. Ajo qe njihet edhe si simboli i famshem kineze Yin and Yang.
Bebet e lindura ne kete date mendohet se do te kene nje jete te suksesshme. Nje dite plot energji e fat mbi ceshtjet profesionale dhe parate. Kjo duket te jete dita perfekte per te filluar nje biznes te ri, per te ber nje blerje te rendesishme por mbi te gjitha per shume dashuri!. Kembanat e dasmes do te bien ne mbare boten, per te gjithe ata cifte qe kane pritur kete date te shenuar per martesen e tyre. Nga Hong Kongu ne Singapor e ne SHBA, numri i martesave sot eshte rritur me 1,446 % dhe ciftet supersticioze presin rradhen te kurorezojne dashurine tyre kur akrepat te shenojne 12:12.
Keni edhe disa minuta kohe per te vendosur!