|

Ishulli luksoz, Capri

Ne jug te Italise, luksoz, i vecante e me klimen perfekte ndodhet ishulli i Caprit. Nje miksim i  historise, kultures, eventeve luksoze dhe plazheve te gurta, Capri eshte nje destinacion elitar.

Dita 1. Mberritja ne Capri Pas fluturimit per ne Napoli, transferte private nga aeroporti i Napolit drejt portit te Caprit. Udhetim me anije dhe transferte private nga porti i Caprit drejt hotelit ku do te qendroni. Akomodim ne hotel dhe darke opsionale.

Dita 2. Shetitje private me anije ne Capri dhe Anacapri Pas mengjesit ne hotel takimi me guiden dhe transferte drejt portit. Gjate kesaj dite ju do te shetisni me anije, duke pasur ne dispozicion nje pilot dhe guide te cilet do tju tregojne privatisht vendet me atraktive te zones, si Marina Grande, Punta Tragara, Kopshtet e Caesar Augustit, Villa Jovis ku do te vizitoni rrenojat e Tiberit, vila me e rendesishme perandorake, Vila San Michele ne Anacapri. Sipas deshires mund te udhetoni edhe me teleferik drejt pikes me te larte te zones, Monte Solaro. Transferta e kthimit ne hotel. Mbremje e lire.

Dita 3. Kohe e lire Mengjesi ne hotel dhe dite e lire per te eksploruar Caprin. Relaks ne nje nga plazhet e zones, argetim ne beach bar ose hiking per me aktivet.

Dita 4. Opsionale “Te pergatisim Limoncello” Pas mengjesit ne hotel, relaks ne zonen e plazhit. Pasdite aktivitet opsional “te pergatisim dhe shijojme Limoncello”. Ne nje nga vilat private ne zonen e Anacaprit, ju do te keni mundesi te mesoni procesin e pergatitjes se pijes se limoncellos, dhe ne fund te ketij aktiviteti argetues te shijoni disa gota.

Dita 5. Kohe e lire + Nje darke romantike (Opsionale) Mengjesi ne hotel. Dite e lire per te eksploruar plazhe te tjera te zones. OPSIONALE – Ne mbremje darke e rezervuar ne nje restorant te perzgjedhur dhe nje menu e vecante. Sygjerime per ata qe duan te shijojne jeten e nates ne Capri.

Dita 6. Opsionale “Te mesojme gatimet tradicionale” Mengjesi ne hotel dhe kohe e lire ne plazh. Aktivitet opsional gjate pasdites “Te mesojme gatime tradicionale” Vetem pak metra larg qendres se Anacaprit, ne kopshtin e nje vile tradicionale te ishullit, ju do te provoni te gatuani receta te guzhines tradicionale mesdhetare, e ne fund nje darke te shijshme ne kopesht.

Dita 7. Kthimi Pas mengjesit ne hotel, transferte private drejt aeroportit ne Napolit, per fluturimin e kthimit.

  • Transferte individuale nga aeroporti ne hotel me mjete komode
  • 6 nete akomodim ne dhome dopjo
  • Dhurate mireseardhje ne hotel
  • Mengjeset gjate gjithe diteve te qendrimit
  • Shetitje me anije private ne zonat e Capri dhe Anacapri
  • Vizite ne zonen e Capri dhe Anacapri shoqeruar me guide
  • 1 darke speciale me menu te perzgjedhur
  • Transferte individuale nga hoteli drejt aeroportit me mjete komode

Kontaktoni ne [email protected]

[nggallery id=57]

Similar Posts