Udhetim ne Venecia
NISJA NE DATE 27.10.2013 – Nga 349 Euro
NISJA NE DATE 01.12.2013 – Nga 349 Euro
NISJA NE DATE 22.12.2013 – Nga 349 Euro
Dita 1 Tirane – Venecia – Tur ne Venecia Takimi dhe prezantimi me guiden tone ne Aeroportin e Tiranes dhe fluturimi me avion per ne Venecia. Mberritja ne aeroport dhe pritja nga partneret tane. Si fillim do te zhvillojme tourin e qytetit Si fillim do te shkojme e autobus ne Troncheto dhe aty do te marim anijen per te shkuar ne qendren e qytetit Gjate tourit panoramik te Venecias do te keni mundesi te shihni nga afer : Sheshi i Shen Markut dhe Pallati i Dukes – nje nga kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndertuar ne vitet 1309 – 1324, pallati pervec se rezidence e Dukes se Venecias, ka qene gjithashtu qender e shume institucioneve te tjera politike si burgjet e vjetra apo gjykata e larte, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni ne vitin 1797. Nje nder te burgosurit e pallatit te Dukes ka qene dhe donzhuani i famshem Xhakomo Kasanova, i cili u denua me 5 vjet, por qe fatmiresisht arriti te arratisej. Bazilika e Shen Markut – nje nga shembujt me te mire te arkitektures bizantine. Per shkak te mozaikeve bizantine dhe statusit te saj si simbol i fuqise dhe pasurise se Venecias njihet me emrin Kisha e Arte. Kulla e Ores – ndertese e shekullit te XV. Ora eshte vendosur ne pozicion te tille qe te mund te shikohej nga ujrat e lagunes, dhe te mund ti tregonte te gjitheve per pasurine dhe pushtetin e Venecias. Kampanilja e Shen Markut – nje nga simbolet e qytetit. Kulla eshte 98.6 m e larte dhe gjendet perballe bazilikes se Shen Markut. Filloi te ndertohej ne shekullin e IX, dhe perfundoi ne shekullin e XII. Me pas do kemi mundesi te vizitojme Uren Rialto, nje nga urat me te rendesishme dhe me romantike te qytetit Pas perfundimit te programit do te shkojme ne nje nga restorantet lokale per dreken e cila eshte fakultative Kohe e lire ne dispozicion per te eksploruar qytetin ne menyre individuale si edhe vizite ne dyqanet e markave me te njohur.
Dita 2 – Venecia Tour Opsional – Shetitje me Gondola Gjate ketij touri kemi mundesi te eksplorojme disa nga brigjet me interesante te Venecias Shetitja ne brigjet e Venecias do te jete nje kujtim i paharrueshem gjate kohes se qendrimit ne kete qytet Kohe e lire per dreken fakultative si edhe per te vizituar dyqanet e shumte qe ndodhen ne qendren e qytetit Tour Opsional – Koncert Klasik ( Ora 20:30 ) Ne kete koncert madheshtor keni mundesi te shijoni veprat e famshme te kompozitoreve A. Vivaldi apo G. Verdi Talenti dhe eksperienca e muzikanteve te harqeve do t’ju dhurojne momente shume te kendshme qe do te mbeten gjate ne memorien tuaj.
Dita 3 – Vizite ne Verona Tour Opsional – Tur ne Verona ( 45 Euro per person / min 20 Pax ) Mengjesi ne hotel. Me pas do te nisemi per te vizituar qytetin e Verones. Verona eshte e famshme per amfiteatrin romak ( Arena di Verona ) , i cili eshte i treti per nga madhesia, pas Koloseut ne Rome dhe Arenes ne Capua. Vizita vazhdon me shetitjen me kembe ne qendren historike te qytetit, me ndalesa ne pikat me karakteristike me vlera historike dhe artistike: si Sheshin Bra (sheshin me te madh te Verones), Rruga Mazzini, Piazza delle Erbe (sheshin me antik te Verones), Shtepia e Zhuljetes (nje nga atraksionet me romantike ne bote, prekja e se ciles sjell fat te mire), Piazza dei Signori ( Sheshin e Zoterinjve ) ne qender te se cilit ndodhet Monumenti i Dante Aligerit, Harqet Scaligere ( varret monumentale ne stilin gotik te familjes Scaligere, dinastia qe qeverisi qytetin e Verones, mes viteve 1262 – 1387). Vizita perfundon ne Ponte di Pietra ku do te shijoni pamjet e mrekullueshme te Lumit Adige Kohe e lire per dreken fakultative si edhe per te vizituar dyqanet e markave me te njohura ne rrugen Mazzini. Kthimi ne Venecia dhe akomodimi ne hotel.
Dita 4 Venecia – Tirane Mengjesi ne hotel Pas check-out nga hoteli do te vazhdojme transferten per ne Aeroportin e Venecias Kthimi ne Tirane.
Cmimi per person: 349Euro Paketa perfshin:
- Udhetimi me avion Tirane – Venecia – Tirane
- Akomodim ne hotel me 3 yje ne dhome dopjo
- Mengjeset ne hotel
- Tur ne Venecia
- Shoqerimi me guide
- Vizitat sipas programin
Rezervoni ne [email protected]