|

Zakonet e cifteve te lumtur

 

 

Cfare duhet per te qene te lumtur ne raportin ne cift? Sigurisht qe nuk ka nje recete 100% te efektshme, por disa zakone te shendetshme mund te permiresojne mardhenien tuaj.

1. Flini ne te njejtin orar – Kjo eshte koha me e mire per te qendruar sebashku ne qetesi dhe larg problemeve te dite

2. Kultivoni interesa te njejta – Sigurisht jo te gjitha pasionet tuaja do jete te perbashketa por  te shkoni ne kinema apo te dilni per te bere nje shetitje jane aktivitete qe ju ndihmojne te kaloni nje kohe me cilesore me njeri tjetrin.

3. Dore per dore? – Nese kjo duket me romantike sec duhet, perceptimi juaj eshte i gabuar.  Ciftet qe qendrojne prane njeri tjetrit edhe ne publik,  ndjehen me komod me partnerin dhe kjo perforcon me teper raportin e tyre.

4. Te besosh dhe te falesh – Nese nuk po arrini ti jepni zgjidhje nje konflikti, eshte moment per te toleruar. Mjafton te tregoni besim dhe te falni gabimin e radhes duke shpresuar qe kjo te ndodh vetem  njehere.

5. Fokusohuni te anet positive – Gjithcka varet nga kendveshtrimi. Nese kerkoni per dicka negative, sigurisht qe do te gjeni shume. Por nese fokusoheni te cilesite dhe arritjet e partnerit tuaj, do ta vlersoni edhe me teper ate.

6. Perqafimi pas pune – Nje menyre e mire per te treguar se keni ndjere mungesen e partnerit gjate dites.

7. Te dua –Eshte nje fjale magjike nese perdoret per te nisur diten. Mos harroni ta thoni shpesh!

8. Mos flini te zemeruar – Cilado qofte situata, raporti juaj eshte me i forte se konflikti momental dhe puthja e nates se mire nje metode per te zbutur merzine.

9. Qendroni ne kontakt gjate dites – Nje apo dy telefonata nuk jane shume. Komunikimi tregon se partneret interesohen per njeri tjetrin.  

10. Jini krenar per personin qe keni zgjedhur !

Nese nje veprim perseritet rregullisht per me shume se 21 dite, ai shnderrohet ne nje zakon. Filloni te praktoni sjelljet e mesiperme dhe do te shikoni rezultatet ne permiresimin e raportit tuaj ne cift.

Similar Posts