Udhetimi me avion per grate shtatzana
Je shtatzënë dhe planifikon të udhëtosh me avion?
Qoftë ky shërbim pune apo pushime, është mirë ta evitosh gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Dhe nëse kjo nuk është e mundur, atëheresigurohu që udhëtimi të jetë sa më i rehatshëm, mbështetësja e ndenjëses të jetë në pjerrësinë e duhur dhe këmbët sa më të shtrira. Udhëto vetëm me kompani serioze për të shmangur të papriturat, të cilat në këtë gjendje bëhen të lodhshme. Në përgjithësi, udhëtimet me avion gjatë shtatzënisë janë të sigurta, kuptohet gjatë shtatzënive të shëndetshme.Megjithatë përpara çdo udhëtimi është më mirë të bëni një kontroll tek mjeku që Ju ndjek. Konfirmimi i mjekut është shumë i rëndësishëm, pasi kush më mirë se ai, mund t’Ju thotë se ky udhëtim mund të jetë në rrezik për shtatzëninë tuaj. Ashtu siç është, po mjeku, ai që ndalon udhëtimet me avion pas javës së 36- të të shtatzënisë. Nëse merrni “OK” e mjekut dhe keni mundësinë të panifikoni udhëtimet e juaja, Ju sygjerojmë që është më mirë, që ato të bëhen në mes të periudhës së shtatzënisë suaj, midis javës së 14- të dhe 28-të. Kjo është periudha, ku Ju ndiheni mirë dhe rreziqet e lindjes parakohe apo të ndonjë lloji tjetër janë më të ulta.
Gjatë udhëtimit:
Vishuni komode, mundësisht zgjidhni të vishni pantallona. Merrni me vete një pale çorape, sidomos në rastet e udhëtimeve të gjata, një jastëk të qafës dhe disa sneke.Hiqini këpucët, shputat e këmbëve duhet të rrinë në kontakt me dyshemenë e avionit. Kërkoni jastëqet që linja ka, të cilat mund ti vendosni në shpinë, për t’ju lehtësuar qëndrimin tuaj gjatë udhëtimit.
Kërkoni ndihmë në lëvizjen e valixhes suaj, mos ngrini pesha.
Zgjidhni një linjë ajrore të sigurtë. Është shumë e rëndësishme që kur udhëtoni të ndiheni të sigurtë dhe të keni shërbimin maksimal, pasi dhe politikat e linjave ndryshojnë nga njëra tjetra. Ndaj dhe zgjidhni një linjë ajrore jo vetëm të sigurtë por që ka staf të përgatitur për të asistuar për çdo problem të mundshëm gjatë udhëtimit.
Sigurohuni që Sigurimi juaj Shëndetësor, të mbulojë çdo komplikim të shtatëzënisë ose edhe vetë lindjen, në rast rreziku. Gjithashtu, informohu ku ndodhen spitalet më të afërta tek vendi që po shkoni, në rast të një emergjence. Zgjidh vendin tënd në aeroplan me kujdes.Kërkoni të uleni në një vend që të ketë hapësirë rreth jush, komfort. Konsideroni të kërkoni të uleni në karriget që ndodhen anash, kështu do mund të lëvizni më rehat sa herë do Ju nevojitet.
Vendos Rripin.Gjatë udhëtimit, bëj kujdes në vendosjen e rripit. Vendoseni atë poshtë abdomenit.
Nxitni qarkullimin e gjakut.Gjatë udhëtimit, ngrihuni dhe ecniherë pas here, përgjatë korridorit të avionit. Nëse Ju duhet të qëndroni ulur, atëhere shtriqni këmbët duke I tendosur sa mundeni dhe duke lëvizur shputat e këmbës. Bëni lëvizje qarkulluese të qafës dhe kokës gjatë kohës së udhëtimit. Nëse jeni të predispozuar për të krijuar variçe, atëhere vishni çorapet e duhura mjekësore kundra variçeve (i gjeni pranë çdo farmacie).
Konsumo sa më shumë lëngje.Ulja e nivelit të lagështirës në kabinën e avionit mund të çojë në dehidratim, ndaj dhe konsumoni sa më shumë lëngje, ujë. Si dhe kërkoni ndihmë sa herë Ju nevojitet nga stafi i avonit. Rritja e presionit të ajrit gjatë udhëtimit, mund të zvogëlojë sasinë e oksigjenit në gjak, e cila nuk është e thënë të shfaqë ndonjë risk në shtatzënitë e shëndetshme. Gjithashtu, ekspozimi ndaj rrezatimit lidhur me udhëtimet ajrore në lartësi të mëdha mendohet të mos jetë problematik për shumicën e grave, që udhëtojnë gjatë shtatzënisë, për arsye biznesi apo dhe turistike.Por,gjithmonë mbetet e rëndësishme paralajmërimi i atyre, që udhëtojnë shumë shpesh. Pilotët, shoqëruesit e fluturimit dhe të tjerët që fluturojnë në mënyrë të vazhdueshme mund të jenë të ekspozuar nga rrezatimeve?? – një pyetje që ngrihet gjatë shtatzënisë.
Nëse ju duhet të fluturoni shpesh gjatë shtatzënisë, duhet ta diskutoni me mjekun që ndjek shtatzëninë tuaj. Ai ose ajo mund të kufizojë kohën tuaj totale të fluturimit gjatë shtatzënisë.
Udhëtim të mbarë !
Qendra e Edukimit Familjar
Fcb:kursiilindjes
Youtube -Web:kursi I lindjes
Emaili:[email protected]
Mob: 069 26 07 384