| |

A jeni te fiksuara pas dasmes?

 

Te jeni te emocionuara per dasmen eshte normale, por ta tejkaloni me pritshtmerite dhe kontrollin eshte nje nga shkaqet qe fshin te gjithe pjesen argetuese te organizmit te dasmes.

Shume nuseve i ndodh kjo gje. Ato jo vetem prishin argetimin e tyre por shpesh merzsin edhe te tjeret me detajet e panevojshme.

A jeni dhe ju te fiksuara pas dasmes? Ja shenjat qe e tregojne kete:

Keni premtuar te mos flisni per dasmen ne cdo minute te dites, por ky premtim nuk ka funksionuar!

Si ta zgjidhni? Kerkojini miqve tuaj t’ju ndalojne menjehere. Nese e permendni dasmen serisht, paguajini nga nje monedhe te gjithe atyre qe ju kane degjuar!

Po kerkoni shume dhe nuk po arrini te vendosni asgje!

Keni vizituar 10 dyqane lulesh, keni provuar 50 fustane dhe keni pare kaq shume per ftesat? Asnje nga keto nuk ju bind? Atehere jeni te fiksuara pas dasmes!

Si ta zgjidhni? Hartoni nje liste detyrash. Percaktoni hap pas hapi se cfare elementi duhet te gjeni, brenda cilit afat kohor dhe cilat jane karakteristikat qe duhet te kete ky element. (Psh ne dy jave duhet te gjeje buqeten e luleve, duke filluar nga data 30 nentor, me keto lule dhe ngjyra!) Ne kete menyre kerkimi do te jete i orjentuar dhe i limituar.

Mikeshat tuaja nuk mund te zgjedhin te njejtit furnitore, ngjyra apo ide te tjera te ngjashme me ju!

Nuk ka asgje per tu turperuar, te gjitha nuset jane pak xheloze per njera tjetren. Megjithate duhet te keni parasysh se asnje dekor nuk eshte i ngjashem me tjetrin, ngjyrat kane nuance te ndryshme dhe asnje fustan nuk duket njelloj ne dy nuse te ndryshme.

Si ta zgjidhni? Mendoni per dhendrin. Me siguri ai eshte unik, asnje nga mikeshat tuaja nuk mund te kete nje te tille!

I telefononi kordinatores se dasmes 10 here ne dite!

Nese shqetesoheni kaq shume, nuk keni per te zgjidhur asnje nga detajet qe ju shqeteson. Perkundrazi, vetem do te demtoni procesin e organizimit.

Si ta zgjidhni? Kerkojini kordinatores tuaj t’ju percaktoje orare te sakta e te limituara gjate te cilave mund ta telefononi. Jashte ketyre orareve, duhet te jete vetem per ceshtje “jete a vdekje”

Keni hequr dore nga takimet me miqte tuaj!

Dhe nese ky distancim vjen nga nje arsye e konsiderueshme si psh. te lexoni per dasmen, te shikoni video dhe foto ne internet etj. jeni nje nuse vertet e fiksuar pas dasmes tuaj!

Nuk ka asgje te keqe te informohesh, perkundrazi! Megjithate kjo nuk ka pse te ndodh cdo mbremje.

I telefononi dhenrit ne cdo kohe dhe i flisni per dasmen!

Ne fillim ai mund te duket i qete, sigurisht qe do te mireprese telefonatat tuaja. Me pas nga toni i zerit do te kuptoni se po fillon te besdiset, merzit dhe me ne fund do ta shpreh pakenaqesine e tij!

Nuk eshte mire qe dhenri te merzitet pa u martuar akoma, apo jo?

Caktoni nje numer specific detyrash per dhenrin tuaj. Keto do jene detyrat e tij dhe ai duhet te interesohet vetem per keto. Pjesen tjeter eshte me mire ta zgjidhni vete ju; ne fund te fundit dhenri nuk eshte aq i zoti ne kombinimet e ngjyrave apo aromat e luleve!

Shikoni endrra cdo nate, me skena imagjinare te dasmes?

E keni xhiruar videon e dasmes tuaj pothuajse cdo nate ndersa flini, nga fillimi deri ne fundin e saj. Me siguri detajet nuk ju mungojne, por kjo nuk eshte nje “sjellje” e mire.

Si ta zgjidhni? Kushtojini kohe vetes tuaj. Mos harroni kremrat, trajtimet estetike, nje caj te mire ne mbremje, nje gote vere apo nje film; gjithcka qe keni bere perpara se te filloni me planifikimin e dasmes. Eshte e rendesishme te ndjeheni mire dhe te relaksuara. Ne kete menyre do te dukeni edhe me bukur ne diten tuaj te dasmes.

Similar Posts