|

Torta e dasmes nder vite

 

Për aq kohë sa kanë egzistuar dasmat, ka egzistuar edhe torta e dasmës. Gostia e shijshme është simbol i fertilitetit dhe një hajmali e mirë për një martesë të lumtur.

Pavarsisht ndryshimeve në kohë torta vazhdon të ruaj vendin e nderit  në hollin e ceremonisë dhe simbolikën e saj antike.

Kohë më parë, në kultura të ndryshme , torta përgatitej nga të ftuarit dhe sillej prej tyre gjatë ceremonisë. Grekët e lashtë përdornin kek me susam, ndërsa romakët vendosnin kek me miell gruri në kokën e nuses, duke menduar se kjo rrit fertilitetin. Baza e tortës kanë qënë frutat, mielli i grurit dhe fara susami.

Sot tortat moderne vijnë me një mori zgjedhjesh, me ngjyra nga e bardha te çokollata e errët, dhe me kombinime të detajuara me të gjithë elementët e tjerë të ceremonisë. Ato dallohen për lashmëri në formë dhe në përmasa.

Për pastiçeritë përgatitja e tortës së dasmës është shndërruar në një art më vete, i cili kërkon specialitet, talent dhe shumë kreativitet.

 

Similar Posts