Shen Valentin ne Stamboll
NISJA 13 Shkurt 2014 – 4 dite – 265 Euro/person
Dita e Pare – Tirane / Stamboll
Takimi dhe prezantimi ne aeroportin e Tiranes dhe me pas nisja per ne Stamboll. (Stambolli qyteti i cili me forcen e tij mbante lidhur dy kontinetet me nje krah Azine dhe me tjetrin Europen. Ai qe ndryshe quhet kryeqyteti i kryeqyteteve. Qyteti i perandorise me te madhe te koherave me pasuri si natyrore dhe artistike ben te bashkpunojne e vjetra me te rene. Stambolli mbetet dhe nje nder qytetet me te medha komercial ku ka mundesi te medha zgjedhjeje. Objektet magjepse si Xhamia blu, Pazari, Ura e Bosforit, Shen Sofia e bejne kete qytet shume interesant per turistet). Mberritja dhe akomodimi ne hotel.
Dita e Dyte – Stamboll ( City Tour )
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel 09:00 – 13:00 City Tour Stamboll Me pas do te vazhdojme me vizite te organizuar panoramike me guide ne qytetin e Stambollit.Xhamia Blu ose ndryshe xhamia e Sultan Ahmetit (e cila mbetet nje nder xhamite me fame boterore. Me gjashte minaret e saj kjo xhami mbetet simboli si i Stambolit ashtu dhe Turqise. Kjo xhami eshte ndertuar nga Ahmeti i I. Ajo konsiderohet si shembulli i arkitektures klasike osmane) Sheshi Bizantin i hipodromit (ku mund te shohim Obelikset e dhene nga Faraonet Egjyptiane si dhe tre gjarperinjt simbol ne ate kohe te Kostandinopojes. Me pas rimarim autobusin dhe i drejtohemi zones ku ndodhet dhe Shen Sofia – e cila ka qene nje bazilike ortodokse e kthyer me vone ne xhami. Ne ditet e sotme sherben si muzeum ku gjenden shume artifakte te doktrinave fetare dhe doreshkrime historike. Vizita vazhdon me Uren e Bosforit, e cila lidh dy kontinentete Europen me Azine dhe eshte e gjate 1.5 Km. Pasi vizitojme dhe kete zone rimarim serisht autobusin dhe ne program kemi nje vizite panoramike te qytetit ku do njihemi dhe me ndryshimin e Stambolit te ri me ate te vjeter. Kohe e lire ne pazarin e mbyllur te Stambollit ndryshe i quajtur ( Kapali Carsisi). 13:00 – 14:30 Kohe e lire per dreken fakultative Cfare mund te vizitoni ? • Pallatin Top Kapi ( Extra Pagese ) • Muzeun Shen Sofia ( Extra Pagese ) • Pallatin Dollmabahce ( Extra Pagese ) • Kullen e Gallates ( Extra Pagese ) Akomodimi ne hotel.
Dita e Trete – Stamboll
Opsion Extra Pagese – Shetitje me Anije ne Bosfor ( 35 Euro per person ) 07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel Pas mengjesit ne hotel do te vazhdojme shetitje me anije nen drejtimin e guides. Do te behet kalim panoramik i gjithe Bosforit – nga ku do te njihemi me pjesen me te bukur e cila fillon me: Dolmabahce (Pallati i Sulltanit ku mbahej ne ate kohe dhe si ndertesa me moderne e qytetit per arsyje te stilit dhe dekorit francez qe eshte perdorur ne brendesi) e me pas vazhdon me udhetimin me te vertete mbreselenes ku do ti drejtohemi bregut tjeter. Pas kontaktit me kontinetin Aziatik do kemi mundesi te shikojme pamjen fantastike te qytetit madheshtor te Stambollit. Mbasdite e lire dhe mundesi per Shopping 20:00 – 23:00 Opsion Extra Pagese – Turkish Night me darke ( 35 Euro per person ) Mbremja Turke do t’ju dhuroje Spektakel me Muzike Live, Belly Dancer dhe menu te bollshme. Nuk do te mungojne dhe suprizat e shumta (aty do serviren kenge nga te gjitha shtetet pjesemarrese si dhe do te kemi Show Folklorik dhe modern). Akomodimi ne hotel
Dita e Katert – Stamboll / Aeroport
Mengjesi ne hotel. Me pas do te vazhdojme transferten per ne Aeroportin e Stambollit. Kthimi ne Tirane Fundi i sherbimit tone. Te Perfshira
- Udhetim me avion
- Tirane – Stamboll – Tirane
- Transfertat si ne program
- Akomodimi ne hotel 3* me mengjes/dhome dys
- City Tour Stamboll
- Guide profesionale
- Asistenca jone gjate gjithe kohes