Argjendari Pirro dhe tendencat e unazave gjate 2014
[nggallery id=118]Alba Ruco, Drejtore Marke ne Argjendari Pirro na tregon mbi tendencat me te reja ne bizhuterine martesore dhe risit qe Argjendari Pirro sjell ne treg kete vit.
Cfare tendencash veme re gjate 2014 persa i perket unazave?
Unazat kete vit vijne ne stilin vintage me detaje te kuruara dhe ngjyra me te guximshme. Mbizoterojne solitairet ne stilin halo me guret qendror ne forma katrore se fundmi, Cushion, Princess, Radiant dhe Emerald Cut. Ka tendenca te theksuara ndaj ngjyrave te ftohta si jeshilja e Smeraldit, Bluja e Akuamarinit dhe e Zafirit, te shoqeruara me arin e bardhe dhe diamante anesore. Ngjyrat me te ngrohta te ketij viti jane e kuqja e Rubinit dhe Rose Quartz te vendosur ne ar te kuq dhe te shoqeruar me brilant te vegjel ne punime fine dhe komplekse. Meshkujt qendrojne tek te njejtat kombinime ngjyrash dhe ne forma me solide, ku diferencen e bejne detajet e dizenjos.
Cili eshte metali me i preferuar dhe ngjyrat qe ciftet kerkojne me shume kur zgjedhin unazat?
Metali me i pelqyer ka qene klasiku i verdhe. Por ne rastin e bizhuterise martesore ari i bardhe mbetet gjithmone i preferuar. Ari i verdhe ngjan me natyral ne ngjyrimin e dores, ndersa ari i bardhe ben me shume kontrast. Ngjyrat e gureve qendror dhe anesore sygjerohen pas nje bashkebisedimi me klientin duke u bazuar ne stilin dhe llojin e metalit te zgjedhur. Shpesh muaji i lindjes ka disa karakteristika qe perputhen me personalitetin tone dhe e bejne me intriguese mbajtjen ne dore te unazave te cmuara.
Sa varjojne cmimet e unazave te fejeses apo rratheve martesore?
Cmimet per unazat me gure varen nga pesha dhe lloji i metalit.Per arin 14K shoqeruar me gure zircon cmimi varion nga 5,500 deri ne 6,500lek per gram. Ndersa per arin 18K cmimi mund te shkoje deri ne 7,500lek. Per unazat me diamante cmimi varet nga specifikat e Karatit, Prerjes, Ngjyres dhe Pastertise se gurit. Serish ne baze te buxhetit dhe kerkesave ne sygjerojme disa opsione guresh dhe lejome qe klienti te bjere ne dashuri me shkelqimin e njerit prej tyre.
Sa kohe i duhet cifteve per te kerkuar dhe finalizuar blerjen?
Ciftet kane filluar te planifikojne blerjet me rastet e fejeses dhe marteses disa jave perpara. Ata ndjejne rendesine e unazave martesore dhe i lejojne tolerance kohes se krijimit.Na vizitojne rreth nje muaj perpara dhe pasi jane ne dijeni te cmimit dhe modelit te preferuar lene porosine per masat e tyre dhe personalizimin e vecante brenda ose jashte unazave.
Cfare te rejash ofron argjendaria juaj kete vit?
Ne jemi ne evolim te vazhdueshem te produkteve dhe sherbimeve tona. Se fundmi kemi mundesuar per here te pare ne Shqiperi realizimine bizhuterive me ane te nje printer revolucionar 3D dhe ndihmen e nje stafi te perkushtuar profesionist. Kemi krijuar disa koleksione te frymezuara nga motivet e firmes dhe tendencave boterore te modes se bizhuterive. Pervec ksaj i kemi krijuar mundesine klienteve te na paraqesinmodelin e tyre te endrrave dhe ne e realizojme me nje cilesi te rralle dhe cmime te arsyeshme. Kete vit kemi afirmuar expertizen tone drejt fushes se diamanteve, dhe jemi nder te vetmit eksperte te certifikuar nga laboratori me prestigjoz i gureve te cmuar G.I.A. Kjo i ben klientet te na besojne bizhuterite e tyre me te cmuara.
Cfare sherbimesh extra perfitojne nese zgjedhin ne Argjendari Pirro?
Ne saje te nje laboratori modern dhe te pajisur mire ne mundesojme te gjitha sherbimet komplementare. Ketu perfshihen pastrimet, riparimet, personalizimi dhe certifikimi i bizhuterive tona ne vazhdimesi.Vetem keshtu ato do te shkeqejne si diten e pare. [nggallery id=117]