Dasem ne pranvere
Pranvera eshte nje nga periudhat me te mira per te organizuar ceremonine e dasmes. Moti eshte i ngohte e me diell, ndersa lulet e sapocelura dhe ngjyrat qe natyra merr ne kete stine e bejne pothuajse gati dekorimin e ambientit.
Por si te shfrytezoni ne favorin tuaj natyren dhe cfare kombinimesh jane me te pershtatshme ne stinen e pranveres? Me poshte po ju japim disa ide per secilin element, shoqeruar me 29 foto inspiruese nga galeria.
Fustani i nuses
Modele te stilit Marilyn Monroe me gjatesi deri afer nyjes se kembes!
Kostumi i dhendrit
Eshte koha per nuanca te celta. Ngjyrat pastel shoqeruar me nje papion roze te lehte jane nje kombinim i mire.
Shoqerueset e nuses
Kete vit shoqerueset mund te shkelqejne me fustane roze, mente apo blu kobalt.
Lulet
Peonit dhe trendafilat jane ato qe perdoren me teper ne stinen e pranveres. Shtoni lule te verdha ne buqete per ti dhene asaj me shume rrezatim.
Dekori i ambientit
Zgjidhni nje ceremoni ne ambiente te hapura, ne nje kopesht apo prane nje pishine. Shfrytezoni bukurite e natyres dhe ngjyrat e pranveres. Lulet e sapocelura te qershise me nuancat e tyre roze mund te kombinohen mjaft mire me fenere te varur.
Per dekorimin e karrigeve mund te perdorni shirita me dy ngjyra te ndryshme. E gjelbra dhe roza jane nje gjetje e m ire nese kombinohen me detajet e tjera te ceremonise.
Ftesat e dasmes
Reflektojne shume mbi stilin e dasmes por edhe stilin tuaj ne cift. Modelet me dizenjo lulesh do te prezantojne sic duhet dasmen tuaj pranverore.
Torta
E fresket, e shijshme dhe e dekoruar me lule.
Alternoni ngjyrat pa u menduar gjate!
[nggallery id=121]