Procesi i krijimit te nje unaze
Dizenjimi i nje linje bizhuterie eshte nje art me vete dhe si te gjitha format e artit lind nga nje frymezim. Unaza nder shekuj kane qene forma me domethenese e bizhuterise dhe si e tille mbart historine me te pasur qe nga vitet 3000 perpara Krishtit.
Unazat premtojne shoqeri, martese, dashuri te perjetshme dhe shpesh sherbejne si nje kujtim per momentet dhe njerezit e rendesishem ne jete. Prane “Argjendari Pirro” pervec dizenjimit te koleksioneve krijohen edhe unaza me porosi.
Fryma e dizenjimit te nje koleksioni krijohet si bashkeveprim i faktoreve kulturore, sociale dhe ekonomike. Pas nje studimi te trendeve qe kerkohen, firma permbledh disa simbole dhe karakteristika qe do te perfaqesoje ne koleksionin e bizhuterise. Per shembull ne antikitet mbizoteronin portretet njerezore, inicialet dhe relievet, me vone figurat gjeometrike dhe kubizmi, ndersa sot firmat i jane rikthyer linjave me te pastra te natyres.
Fillon skicimi i formave te mundshme qe pasqyrojne frymezimin kryesor te rastit. Ne kete proces dizajneri bashkepunon vazhdimisht me drejtoret e firmes, duke mbajtur parasysh gjithmone ndjesine qe unaza do percjelle kur te vendoset ne dore.
Pasi zgjidhet modeli me i pershtatshem, fillon dizenjimi ne 3D ku dimensionohet permasa, merr vellim dhe materializohet me metalin e cmuar. Vecoria me interesante eshte se ne kete program mund te zgjidhen kombinimet e ngjyrave te gureve dhe te metalit sipas tendencave dhe kerkeses. Kur unaza eshte perfeksionuar ne program, atehere ajo printohet nje nje printer shume te avancuar ne material dylli dhe behet gati per derdhje ne metal te cmuar. Prodhimi i nje unaze nuk perfundon ketu, sigurisht vijon me nje sere procesesh si llustrimi, limimi dhe pastrimi i qe kryhen nga nje staf me eksperience.
Vendosja e gureve ne unaze behet nga nje profesionist i kualifikuar, ne mikroskop. Kur klientet duan te vendosin guret e tyre ne unaza, atehere modeli bazohet ne parametrat e gurit te kerkuar.
Bizhuterite kane me shume vlere kur ato trashegohen, ndaj ne keshillojme modelet me te pershtatshme ku klientet mund te perdorin arin e tyre te vjeter, dhe guret qe mund te kene trasheguar.
Personalizimi i unazave eshte procesi i fundit qe i ben bizhuterite te dallojne. Forma te ndryshme te personalizimit jane ato te nenshkrimit, te inicialeve dhe datave, por pse jo edhe ndonje shprehje domethenese per ciftin.
Fotografimi profesional i cdo modeli unik finalizon procesin e krijimit te unazave me shpresen qe klientet do na vizitojne serish per te na dhene mundesine e mirembajtjes se bizhuterive qe ato te trashegohen sa me gjate.
Nga: Alba Ruco
PALLATI 5/1