|

Si të zgjidhni bizhuteritë e dasmës

Dita e dasmes është dita juaj dhe tek ju do të jenë sytë e të gjithëve! Për këtë arsye duhet të dukeni më bukur se kurrë më parë. Aksesorët janë një element që bën ndryshim në pamjen tuaj, prandaj përzgjedhja duhet të jetë e kujdesshme.

Kur vjen koha për të zgjedhur bizhuteritë për ditën e dasmës, ju duhet të ndiqni disa udhëzime:

Mos vini bizhuteri kur nuk është e nevojshme.

Në disa raste ju nuk keni nevojë për to. Stili I fustanit tuaj është treguesi më i mire nëse keni nevojë për bizhuteri. Nëqoftë se fustani i bardhë është i ngarkuar me diamante, perla dhe gurë të tjerë apo pëlhura e tij ngjitet lart në qafë, vendosja e bizhuterive është e tepërt ne pjesen e portretit. Ne kete rast unazat dhe byzylyket mund te jene kryefjala e dites.

Përshtateni llojin e bizhuterive me llojin e fustanit tuaj.

Përshembull nëqoftë se fustani juaj është i ngarkuar me gurë të ngjyrave të vecanta duhet të vendosen bizhuteri që përputhen me to. Mos e teproni me sasinë, gjithsesi. Në disa raste nëse gurët janë liberal në njëfustan, atëherë duhet të vendosim bizhuteri sa më të thjesht.

Përcaktoni modelin e flokëve për të përzgjedhur bizhuteritë e dasmës.

Nëqoftë se flokët tuaj janë të kapura lart, atëherë një pale vathë janë shumë të përshtatshëm për tu vendosur. Kujdes, cdo aksesor apo bizhuteri që ju zgjidhni për të plotësuar veshjen tuaj dhe për t’ju bërë ju të dukeni sa më bukur ka nevojë për rregullimin tuaj final.

Zgjidhni bizhuteritë që reflektojnë personalitetin tuaj dhe atë që ju jeni.

Ju duhet të ndiheni rehat me atë që keni veshur! Ju keni zgjedhur një fustan që përputhet me personalitetin tuaj, kështu që bëni të njejtën gjë edhe me bizhuteritë. Nëse ju ndiheni rehat me bizhuteri të thjeshtë, zgjidhni fustanin dhe modelin e flokëve që përshtatet me të.

ALBA RUCO 

BRAND DIRECTOR

 

ARTISTIC JEWELLERY PIRRO

RRUGA GJIN BUE SHPATA

TIRANA, ALBANIA

T +355 (0) 42246454

M +355 (0) 689040767

https://www.facebook.com/pages/Artistic-Jewellery-Pirro

[nggallery id=125]

Similar Posts