|

Lulet gjate veres, si ti mbani te fresketa

Disa keshilla praktike qe do t’ju vijne ne ndihme per te zgjedhur lulet e pershtatshme si dhe per ti mbajtur ato te fresketa gjate stines se nxehte.

Blini produkte vendase.

Zgjidhni lule te stines.

Merrini lulet ne ditet e dasmes dhe jo gjate diteve te meparshme.

Sigurohuni te keni nje vend te fresket ku do te ruani buqeten gjate oreve perpara ceremonise.

Mbani me vete nje shishe me uje te ftohte per ta sprucuar here pas here tek lulet, nese ato do te perballen me temperature te larta.

Permasat kane rendesi! Nje buqete e vogel eshte me rezistente ndaj te nxehtit se buqetat e medha.

Zgjidhni ngjyra te stines e qe pershtaten me ceremonine. Per nje dasem formale lulet ne ngjyre te kuqe apo vishje do te ishin mjaft te pershtatshme. Ndersa ne dasmat me stil casual, vjollca, orkidea, mango, e gjelbra apo edhe e verdha e lulediellit do te shtojne gjallerine.

4 lulet qe sygjerojme per stinen e veres: Orkidea, Dahlia, Zambaket dhe Trendafilat.

[nggallery id=139]

Similar Posts