| |

9 rregulla per cdo nuse

Keshillat e meposhtme ju vijne ne ndihme per te bere sa me pak stresuese fazen e organizimit te dasmes:

–          Vendosni objektiva reale dhe te arritshme per peshen qe duhet te keni deri ne diten e ceremonise. Zgjidhni nje fustan i cili pershtatet me peshen tuaj aktuale dhe mos prisni ndryshime drastike ne kilograme.

–          Pranoni faktin se keni nje buxhet te limituar. Do te gjeni nje shumellojshmeri produktesh dhe sherbimesh por nuk eshte e nevojshme te fiksoheni pas atyre qe kane cmimin me te larte. Njihni limitet tuaja dhe respektojini ato.

–          Shoqerueset e nuses duhet te duken bukur gjithashtu! Jepini hapsira seciles prej shoqerueseve per te shfaqur stilin individual. Jo te gjithe duken mire ne nje stil apo model te njejte fustani.

–          Mos ftoni njerez te panjohur. Dita e dasmes duhet te jete intime dhe personale; nje celebrim me njerezit me te afert dhe me te dashur per ciftin. Rishikoni listen dhe eleminoni ata qe njihni pak ose aspak.

–          Mos u fiksoni pas listes se dhuratave qe do te merrni. Lejojini te ftuarit te shprehin fantazi ne perzgjedhjen e tyre.

–          Dergoni falenderime te personalizuara per te gjithe te ftuarit qe kane marre pjese ne ceremoni.

–          Mos u stresoni per festen e beqarise se dhendrit!

–          Mos lejoni te tjeter t’ju prishin emocionet e bukura te dasmes. Shpresh ndodh te rrethohemi nga miq e mikesha single, te palumtur ne martesen e tyre apo qe nuk besojne ne kete vendim…por ata nuk kane pse te ndikojne ne humorin dhe zgjedhjen tuaj!

–          Krijoni albumin me fotot e dasmes. Sa me shume tentoni ta zgjani kete process ne kohe aq me teper do te harrohen fotot. Kushtojini vemendje ketij procesi per te ruajtur gjate kujtimin e dasmes tuaj!

Similar Posts