|

Udhetim ne Selanik 6 Mars

Cmimi per person: 125 Euro

Dita 1 – Tirane / Selanik 

Nisemi nga Tirana ne oren 07.00.
Pas nje udhetimi prej 3 oresh mberrijme ne qytetin e bukur te Pogradecit ku do te bejme pushimin tone te pare duke shijuar pamjet e liqenit te bukur te Pogradecit. Rinisim udhetimin tone drejt qytetit te Korces, mberrijme ne piken kufitare te Kapshtices. Pas procedurave kufitare, i drejtohemi qytetit te Kastoria-s. Kastoria eshte e pozicionuar ne veri te Greqise, në bregun perëndimor të liqenit Orestiada, një luginë të rrethuar me male gelqerore. Qyteti i lashte i Kastorias dallohet per manastiret e kishat bizantine, qe datojne qysh nga periudha otomane. Po ashtu qyteti ka te zhvilluar industrine e peshkimit (kryesisht troften). Mundesi per dreken ne kete qytet. Vazhdojme udhetimin duke kaluar ne qytete te njohura si Kozani dhe Veria. Ne mbremje mberrijme ne Selanik.  Akomodimi ne hotel.

Dita 2 – Selanik

City Tour Selanik. Pas mengjesit ne hotel fillojme viziten tone panoramike te qytetit te Selanikut. Selaniku renditet i dyti nga qytetet e Greqise per nga madhesia, ekonomia, tregtia dhe jeta politike.

Vizita jone fillon me :
Muzeun Arkeologjik te Selanikut ku do te njihemi me objektet arkeologjike te periudhes se Perandorise Romake.

Me pas vazhdojme me Kullen e Bardhe ne sheshin qendror te qytetit e ndertuar ne shekullin e XV, e cila eshte monument dhe muze. Fillimisht e ndertuar nga osmanet per fortifikimn e qytetit, ajo u be nje burg famekeq dhe me skena te ekzekutimeve masive gjate periudhes se sundimit osman. Eshte rimodeluar ne thelb pasi Greqia fitoi kontrollin e qytetit ne 1912 duke u adaptuar si simbol i qytetit.

Me pas vizitojme Kishen e St. Sofia dhe Kishen Bizantine te St. Demetrios si dhe varrin e tij, e prej ketej ne Ancient Agora (pazarin qendror te qytetit).

Turi do te perfundoje ne vendin simbolik te Keshtjelles ( Kastra ). Kohe ne dispocicion per te drekuar . (fakultative) Mbasdite e lire ne qytetin e Selanikut. Akomodimi ne hotel.

Dita 3 – Selanik – Tirane

Pas mengjesit ne hotel nisemi drejt Tiranes. Rruges ne kthim i drejtohemi qytetit te Veria, ku do te jete edhe ndalesa jone e pare. Qyteti eshte ndertuar ne rreze te maleve Vermion ne Greqi, ku ndodhet edhe arqipeshkpia e kishes Ortodokse Greke.

Veria njihet si kryeqendra e librarive publike me te kompletuara ne Greqi.

Me pas udhetimi yne vazhdon drejt qytetit te Kozanit. Karakteristike e ketij qyteti eshte Libraria Kouventaris, e cila permban mijera vellime dhe doreshkrime te vjetra. Mjaft interesante jane edhe kishat bizantine me afreske te mrekullueshme. Kozani gjithashtu eshte i njohur per karnavalet, te cilat zhvillohen cdo vit.

I ridrejtohemi qytetit te Kastorias per nje pushim te shkurter.

Ndalesa tjeter do te jete ne kufirin e Kapshtices ku do te kryhen procedurat kufitare. Opsion per kafe ne Pogradec dhe me nisja drejt Tiranes.
Mberritja ne Tirane .

Fundi i sherbimit tone.

Cmimi perfshin:

  • Udhetimi me autobus
  • Akomodim ne hotel me 3* – Aegeon Hotel
  • Mengjeset ne hotel
  • Tur i Selanikut
  • Tur i Kastorias
  • Guide profesionale
  • Vizitat sipas programit
  • Asistence gjate te gjithe kohes

Rezervoni ne: [email protected]

Similar Posts