Aksesorët! Ja si ti përshtasim me fustanin
Fustani
Fustani është gjithmonë pika kryesore e referencës.
Mos filloni asnjëherë të kërkoni aksesorët, nëse nuk keni vendosur akoma çfarë fustani do keni gjatë ceremonisë.
Ngjyrat
Fustanet ngjyrë kremi janë perfekt nëse kombinohen me perlat e bardha – një zgjedhje klasike kjo për shumë nuse.
Nëse perlat nuk janë në stilin tuaj, një kombinim me kristale apo diamantë do te ishte sërish i pranueshëm.
Nëse fustani është me ngjyra?
Shumë nuse kanë filluar të zgjedhin fustane me ngjyra për ceremoninë. Nëse edhe ju jeni një prej tyre, këshilla kryesore per aksesorët është: Kristale me ngjyra që kombinohen me fustanin.
Stili
Stili i fustanit dhe sidomos forma e jakës janë një tjetër përcaktues në tipin e aksesorëve.
- Fustani pa mëngë
Ky është një model që përshtatet me çdo llojë aksesori, prandaj zgjedhja ngelet vetëm në preferencën tuaj personale.
- Jaka V
Kombinohet me një varëse të gjatë. Ndërsa aksesorët për flokët këshillohet të vendosen në pjesën anësore.
- Jaka e rrombullakët
Eshtë mjaft elegante nëse kombinohet me një varëse me një “shtresë” të vetme, si edhe aksesorë flokësh të lirshëm e të thjeshtë.
- Jaka në formë zemre
Mund ta përshtasni me aksesorë që janë në këtë formë gjithashtu.
- Fustani me lidhje mbas qafës
Eshtë një nga rastet kur nuk duhet të perdorni varëse, por të kujdeseni më tepër për një palë vath dhe një byzylyk të bukur.
Ideja kryesore është alternimi. Nëse fustani është shumë i ngarkuar, aksesorët duhet të jenë të pakët dhe elegantë.